Në cilësinë e kallëzuesit të çështjes, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë dëshminë e tij për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme.Për togat e zeza, shefi i deputetëve socialistë, ka pretenduar se procesi i privatizimit të ish-klubit Partizani nuk është zhvilluar sipas procedurave ligjore dhe përfituesit kanë shfrytëzuar pushtetin e lidhjes së tyre familjare, konkretisht atë të kryeministrit të kohës, Sali Berisha.
Balla theksoi se në një kohë rekord brenda 6 muajsh u bë procedura për njohjen dhe kthimin e godinës, duke shtuar se kompleksi partizani ishte hequr nga plani i përhapjes së ushtrisë. Më herët, para se të dëshmonte në seancë, në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh se drejtësia e re po çmonton korrupsionin sipas tij, shumëvjeçar.
“Unë besoj se shqiptarët sot kanë më shumë besim tek drejtësia dhe drejtësia është një institucion që po forcohet dita-ditës, ajo që mendoj unë që politikanët që vijnë këtu duhet që mbështesin drejtësinë, punën e SPAK, të cilët po çmontojnë korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri. Që nga viti 1912 kur shqiptarët bënë shtetin e parë, Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër Europës se sot”, tha Balla.
Gazetarët i siguroi se i qëndron kallëzimit pasi sipas tij ky është një rast tipik i korrupsionit të nivelit të lartë.
“A i qëndroj kallëzimit tim? Këta që i ke në bankë të akuzuarve kanë kallëzuar për shpifje në 2012. Këtij kallëzimi i qëndroj fjalë për fjalë, rasti tipik i korrupsionit të zyrtarit të lartë”, shtoi Balla.
Madje për të mbështetur kallëzimin e tij, gjatë seancës Balla u shpreh se në 2008, Berisha ka qenë kryetar I Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe se në të njëjtën kohë është bërë dhe ndryshimi i destinacionit.
Ndërkohë gjykata e posacme në seancën e kaluar pranoi edhe kërkesën e mbrojtjes së Berishës dhe Malltezit për të thirrur si dëshmitar edhe kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit pritet të dëshmojë në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës i cili sipas mbrpojtjes se Berishes ka ka firmosur ndryshimin e destinacionit të truallit të ish kompleksit Partizani, nga terren sportive ne trull për ndërtim.





