E shtunë, 17 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Pamjet që bënë xhiron e rrjetit, avokati: Nuk ka asnjë ambient të tillë në komisariatet e Tiranës

Pak ditë më parë u shpërndanë në rrjetet sociale pamje ku u pretendua se protestuesit e arrestuar shiheshin përtokë në ambientet e komisariatit.

Avokati Edmond Petraj i ftuar në Vizion Plus u shpreh se ai ambient, nuk ishte i asnjë komisariati në Tiranë.

Reklamë

“Unë i njoh shumë mirë komisariatet e Tiranës dhe nuk ka asnjë ambien të tillë”

Kryeredaktori i lajmeve në Vizion Plus Roland Zili, në shpjegimin e tij i tha se pamjet janë reale, por ishin në një ambient të një institucioni tjetër shtetëror.

Reklamë

“Ajo foto është reale, por nga policia është konfirmuar që nuk është bërë në komisariat”, tha Zili.

Në reagimin e policisë pak ditë më parë për këto pamje thuhej:

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, Policia e Tiranës sqaron opinionin publik se:

Personat e shfaqur në videon e publikuar në media nuk janë në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë në momentin e parë të neutralizimit në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një nga institucionet shtetërore ku tentonin të hynin dhe ku po sulmonin punonjësit e Policisë. Më pas, ata janë shoqëruar në komisariat nga shërbimet e Policisë”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.