E shtunë, 17 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Java e parë e Conference League, Egnatia krenohet me një lojtar në formacionin më të mirë

Enea Bitri është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së parë të fazës së ligës në UEFA Conference League, pas paraqitjes së spikatur me fanellën e Egnatias ndaj danezëve të Midtjylland.

Mbrojtësi shqiptar ishte një nga protagonistët e kampionëve të Shqipërisë në barazimin 1-1, në ndeshjen e zhvilluar më 15 tetor në “Elbasan Arena”.

Reklamë

Bitri u vlerësua me notën 8.6 nga platforma statistikore Sofascore, duke regjistruar vlerësimin më të lartë mes futbollistëve të Egnatias në këtë takim.

Paraqitja e tij në qendër të mbrojtjes ishte vendimtare për skuadrën rrogozhinase, e cila arriti të merrte një pikë në debutimin e saj në këtë fazë të kompeticionit europian.

Reklamë

Përfshirja në formacionin e javës përbën një vlerësim të rëndësishëm për Bitrin, i cili konfirmon se mund të konkurrojë në nivele të larta edhe në arenën europiane.

Ky është gjithashtu një lajm pozitiv për futbollin shqiptar, pasi një prej përfaqësuesve të kampionatit tonë spikat mes lojtarëve më të mirë të raundit të parë të Conference League.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.