E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Vendi

U kap me mallra kontrabandë, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

Policia Kufitare në portin e Durrësit ka goditur dy raste të tentativës për kontrabandë mallrash gjatë kontrolleve të intensifikuara në hyrje të Shqipërisë.

Në rastin e parë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili transportonte me kamion rreth 3300 palë veshje pa dokumentacion shoqërues, të dyshuara si të kontrabanduara.

Në rastin e dytë, u procedua penalisht shtetasi Sh. D., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në kamionçinën e tij u gjetën qindra litra pije alkoolike, përfshirë 86 shishe, gjithashtu pa fatura origjine.

Të dy rastet janë referuar Prokurorisë së Durrësit për vijimin e hetimeve, ndërsa mallrat janë sekuestruar.

Reklamë

Kontrollet janë pjesë e masave të shtuara të Policisë Kufitare në Durrës për parandalimin e paligjshmërive dhe kontrabandës në hyrje-dalje të vendit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë