E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Tepelenë, 8 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjene  kësaj të mërkure në aksin Tepelenë-Krahës. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, për pasojë kanë mbetur të plagosur 8 persona.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Ndërkohë që policia rrugore ndodhet në vengnjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi:

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh