Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

Rriten tensionet/ Izraeli akuzohet për përdorimin e fosforit të...

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa para luftës...

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin...

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish në shesh

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një armëpushim

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet që kalojnë...

Rikonstruktohet rruga “Ramazan Shushku” në Shkozë, Ristani: Nga një zonë pa infrastrukturë, sot e lidhur me Unazën e Madhe

28 Prill 17:08

Një tjetër rrugë është rikonstruktuar në Tiranë. Bëhet fjalë për rrugën “Ramazan Shushku”, e cila ndodhet në afërsi me Unazën e Madhe, në zonën e Shkozës, Njësia Administrative nr. 1. Gjatë inspektimit, Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, u shpreh se ndërhyrja ka avancuar me shpejtësi dhe se tashmë banorët e kësaj zone do të kenë të njëjtin standard infrastrukture si pjesa tjetër e qytetit.

“Kjo është një ndër ato rrugë në të cilat për shkak të shmangies së shpronësimit ka ecur me të vërtetë shumë shpejt. Bëhet fjalë për një zonë e cila nuk ka pasur asnjë lloj infrastrukture urbane apo publike dhe jo vetëm që tani e ka, por është e lidhur edhe me Unazën e Madhe dhe do të vijojë të lidhet me rrugën “Pjetër Arbnori” të cilën ne do të vazhdojmë ta investojmë. Më në fund kanë të njëjtën infrastrukturë që ka çdo banor i qytetit të Tiranës edhe pse është goxha distancë nga qendra.  Mirëpresim bashkëpunimin e banorëve për sa i përket të gjithë investimit, mirëmbajtjes së tij, por edhe të jetës në komunitet e cila e bën edhe investimin edhe më me kuptim”, deklaroi Anuela Ristani.

Nga ana tjetër administratorja e Njësisë Administrative nr. 1, Trëndelina Jaku, deklaroi se banorët janë të kënaqur nga investimi i bërë. “Banorët kanë qenë të gjithë shumë të kënaqur sepse normalisht s’ka patur problematika. Domethënë normalisht ndriçimi është bërë, ujërat e zeza dhe kanalizimi është bërë, kështu që shumë faleminderit”, u shpreh Jaku.

Rruga dytësore fillon nga Unaza e Madhe deri në kryqëzim me rrugën “Pjetër Budi” dhe “Agush Gjergjevica”. Ky segment shërben si akses për të gjithë objektet e zonës, të cilat janë kryesisht objekte banimi 1 deri 3 kate dhe në fund lidhet me lagjen Çollak. Ky investim përfshin ndërtimin e rrjetit të ri të ujërave të zeza, kanalizimet e ujërave të shiut, shtresat rrugore, trotuaret, ndriçimin modern dhe sinjalistikën, për të garantuar një infrastructure.

Posted Under:
Sociale
Tagged:
Ristani Shkozë Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Radhë kilometrike në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

më shumë...

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë, mbi 21 mijë qytetarë kaluan kufirin në pesë ditët e fundit

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me temperaturat

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e premte

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:37

Rriten tensionet/ Izraeli akuzohet për përdorimin e...

8:11

Horoskopi i ditës: Kjo e shtunë sjell...

8:05

Moti sot: Kthjellime në gjithë territorin, temperaturat...

11:23

A i ka propozuar Adioni-Olës? Ish-fermerët “flasin...

10:58

“Ishte surprizë”/ Opinionistët analizojnë rrugëtimin e Mimoza...

10:35

“Je kapur pas fustanit…”/ A ndikoi Iliri...

9:53

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

9:36

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën,...

9:28

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët...

9:19

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen...

9:10

Radhë kilometrike në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin...

9:01

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet...

8:48

Pse e verdha e vezës së zier...

8:30

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa...

7:26

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet...

7:18

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish...

6:53

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

6:36

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një...

6:19

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet...

6:19

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre...

Më të klikuarat

  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Dy vajzat e mitura u mbytën në plazhin e Tales, reagon polic...
  • Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeç...
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • Vrasja e Eglant Koçit! Familjarët hapin dyert e mortit, Arma...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.