Subscribe

Në fund të vitit 2022, borxhi që familjarët, bizneset dhe vetë shteti që i kanë ndër vite kompanisë së energjisë arriti në 80 mld lekë, një shifër kjo e konsiderueshme.

Për të adresuar këtë problem, OSHEE i është rikthyer skemës për të paguar detyrimet e prapambetura. Të gjithë ata familjarë apo biznese që janë debitor të energjisë elektrike, do të paguajnë nga 24 deri në 120 këste, në varësi të shumës.

Aktmarrëveshjet që do të lidhen me kompaninë OSHEE, do të kenë në fokus pagesën e detyrimeve të krijuara deri në fund të vitit 2022, ku do të përfshihen edhe dëmi ekonomik dhe kamatvonesat.

Sipas kësaj skeme, për familjet që konsiderohen pjesë e shtresave në nevojë, siç janë ata me ndihmë ekonomike, pensionistët etj, kësti mujor do të jetë 1200 lekë. Ndërsa për klientët e tjerë familjarë kësti do të jetë 2800 lekë. Çdo individ do ta përcaktojë vet afatin e shlyerjes së borxhit.

Risia e këtij viti është që për të gjithë debitorët biznes i vogël në rast se do të paguajnë me një këst të vetëm detyrimet, kamat-vonesat do të zerohen. Ndërsa për familjarët ato do të ulen me 70%.

Riaktivizimi i një skemë të tillë lehtësuese për borxhet ka si synim adresimin e detyrimeve të prapambetura, të cilat shënuan një rritje gjatë viteve 2020-2021. Aktmarrëveshjet mund të lidhen në çdo pikë të kujdesit ndaj klientit të kompanisë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *