E diel, 25 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Video · Vendi

OSHEE, skema të reja për biznesin

Të gjitha bizneset debitore në Kompaninë e Shpërndarjes tashmë do të kenë mundësi të përfitojnë nga skemat e reja që OSHEE ka bërë gati per të shlyer detyrimet. Në një konferencë për shtyp, Albana Ferraj, drejtore e arkëtimeve thotë se janë zgjatur afatet për të gjitha kategoritë, në mënyrë që kësti që kanë për të paguar të jetë më i vogël. Përveç kësaj, OSHEE ka ulur edhe kamatëvonesat që ka debitori në varësi të sjelljes të klientit. Janë 150 milion dollarë detyrime që biznesi ka ndaj kompanisë. Nëse këto skema do të funksionojnë, borxhet e kompanisë llogariten të përfundojnë pas 10 vitesh. Megjithatë OSHEE është e vendosur që të çojë në gjykatë çdo klient, i cili nuk zbaton aktmarrëveshjet. Skemat e reja do të jenë të vlefshme vetëm per kategorinë e biznesit, ndërsa ende nuk është marrë vendim nëse do të rishihen edhe ato të konsumatorëve familjarë.

 

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë