Përveçse një nga këngëtaret më të mira të muzikës “live” në Shqipëri, Orgesa Zaimi njihet edhe për stilin e saj të veçantë të veshjes.
Nëse i hidhni një sy profilit të saj në Instagram, mund të merrni shpesh herë edhe ide stili për përditshmërinë tuaj. Por këtë herë OZ ka bërë çmendurinë e radhës, sa i takon look-ut të saj.
Nëse jeni mësuar ta shihni gjithnjë me flokët e zeza, këtë herë do të shihni një ylber shumëngjyrësh në flokët e saj. Dhe ky ndryshim i ri i Zaimit duket se i rri në perfeksion edhe me veshjet shumëngjyrëshe që ajo zgjedh në përditshmërinë e saj.
Pra, Orgesa edhe këtë herë “You Rock girl”.