E martë, 27 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë ndodhej dhe Uljan Shpataraku! DETAJE TË REJA

Mbrëmjen e sotme është arrestuar nga forcat operacionale biznesmeni i shumëkërkaur nga SPAK, Ergys Agasi.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka mësuar se arrestimi i Agasit është bërë në afërsi të Plepave në Durrës, ndërsa ka qenë duke lëvizur me makinë.

Reklamë

Po ashtu në makinë me të dnodhej edhe Uljan Shpataraku, i shkarkuar pak kohë më parë nga radhët e Policisë së Shtetit, si dhe i shpalllur në kërkim, pasi kërcënoi me jetë pas një konflikti një person në jug të vendit.

Kujtojmë se më 6 gusht, Shpataraku ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, por nuk i ka pëlqyer shërbimi dhe ka patur një konflikt verbal me kamarierin dhe administratorin.

Reklamë

Sipas dëshmisë së tyre, Shpataraku i ka kërcënuar me jetë.

Stafi i hotelit ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Himarës ku blutë  shpallën në kërkim ish-zyrtarin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë