E hënë, 26 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thikë dhe tentoi vetëvrasjen, e bija njoftoi policinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rodope të Greqisë, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 44-vjeçare dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar benzinë.

Sipas informacioneve paraprake, çifti me origjinë nga Shqipëria kishte tre fëmijë, dy të rritur dhe një 16-vjeçar. Njëri prej fëmijëve ka njoftuar autoritetet, pasi ngjarja ka ndodhur brenda banesës së familjes në vendbanimin Dialambi.

Reklamë

Pas krimit, 53-vjeçari është dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Në vendngjarje, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy thika, të cilat pritet të ekzaminohen në kuadër të hetimeve.

Ndërkohë, bëhet e ditur se në vitin 2022 ishte regjistruar një incident mes çiftit në Heraklion të Kretës. Gruaja kishte bërë kallëzim ndaj bashkëshortit për kërcënim, ndërsa ai ishte arrestuar dhe më pas ishte dërguar para prokurorit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë