Një 44-vjeçar vrau tetë familjarë, mes tyre katër fëmijë, gjatë një darke familjare të dielën në mbrëmje në një banesë pranë Billings, Montana. Sipas një familjari, Alan Smith ishte kthyer në shtëpinë e prindërve të tij, të cilët disa javë më parë i kishin kërkuar të largohej.
Mes viktimave janë prindërit e Smithit, gjyshja e tij, motra dhe katër fëmijë të moshës 7 deri në 15 vjeç. Një nga viktimat ishte ish-gruaja e Brad Ireland dhe dy fëmijët e tyre, ndërsa dy fëmijët e tjerë ishin të gruas me bashkëshortin e saj aktual.
Pas të shtënave, policia mbërriti në vendngjarje, ndërsa shtëpia u përfshi nga zjarri dhe u dogj deri në themele. Hetuesit konfirmuan se tetë persona kishin humbur jetën, ndërsa Smith, i cili dyshohet se plagosi veten me armë zjarri, ndërroi jetë më vonë. Autoritetet po përballen me vështirësi në hetim për shkak të dëmtimeve të rënda të banesës.
Sipas familjarëve, Smith kishte jetuar për vite me prindërit dhe përshkruhej si një person i izoluar, që kalonte pjesën më të madhe të kohës në dhomën e tij. Një vajzë 12-vjeçare, Charlotte, arriti të telefononte 911 gjatë sulmit dhe u përpoq të shpëtonte familjarët e saj. Ngjarja është cilësuar si vrasja masive më vdekjeprurëse në SHBA që nga prilli.
/vizionplus.tv





