E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

“PriceWatch Albania”, Ibrahimaj: Në shtator lançojmë “Pasqyra e Çmimeve”, transparencë për qytetarët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacioni, Delina Ibrahimaj, ka paralajmëruar sot se në muajin shtator qeveria do të lançojë “PriceWatch Albania”.

Ibrahimaj thekson se “Pasqyra e Çmimeve”, është një platformë e menduar për qytetarët shqiptarë dhe miliona konsumatorë të huaj në Shqipëri.

Sipas ministres Ibrahimaj çmimet duhet të jenë të dukshme dhe transparente për çdo qytetar.


Postimi i Ibrahimajt:

Reklamë

Çmimet duhet të jenë të dukshme, të krahasueshme dhe transparente për çdo qytetar.

Për këtë arsye, nga muaji shtator do të lançojmë “PriceËatch Albania” – Pasqyra e Çmimeve, një platformë e menduar për qytetarët shqiptarë dhe miliona konsumatorë të huaj në Shqipëri. Platforma do të integrohet edhe në PasqyrAlbania.

Përmes kësaj platforme, konsumatorët do të mund të shohin çmimet e produkteve bazë, t’i krahasojnë ato dhe të zgjedhin se ku mund t’i blejnë më lirë.

Nëpërmjet mekanizmit të ri të raportimit do të ndjekim edhe zinxhirin e çmimit, nga importi apo prodhimi deri në pikën e shitjes, për të kuptuar ku krijohen diferencat dhe për të evidentuar abuzimet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë