Kanë dalë të tjera pamje nga ndalimi i biznesmenit të shpallur në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi.
Në videon e siguruar nga gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, është momenti i shoqërimit në ambinetet e komisartiatit të bzinesmenit Ergys Agasi.
Lexo edhe :
Related Posts
I rrethuar nga forca të shumta policie dhe i veshur me një T-shirt ngjyrë të bardhë dhe me pantallona të shkurtra, Agasi ngjit shkallët e komisariatit.
Kujtojmë se ai u ndalua mbrëmjen e kësaj të mërkure (26 Gusht) pranë rrugës së Plepave në Durrës, ku ndodhej pasagjer në një automjet të drejtuar nga ish-efektivi Uljan Shpataraku, edhe ky i fundit i shpallur në kërkuar nga policia.
Agasi ishte në kërkim prej dhjetorit 2025, kur SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje.
Ndërkohë Uljan Shpataraku u shpall në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi pas një debati në një lokal në Dhërmi kërcënoi me armë kamarierin dhe administratorin.







