Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Tmerr në Spanjë, fëmijët gjejnë të pajetë prindërit në...

Zbardhen prapaskenat e udhëtimit sekret të kreut të CIA-s...

E rëndë, 20-vjeçari mbytet në liqenin e Komanit

Arrestohet në Spanjë “mbreti i arratisjeve”, 42-vjeçari shqiptar i...

“META” pranon t’i paguajë SHBA-ve 18 miliardë dollarë për...

Diplomimi i 389 kursantëve të Akademisë së Sigurisë, Hita:...

“Ekonomia po rritet”, Malaj: Çdo lek shtesë në buxhet...

Stuhia e fortë godet Nepalin dhe Tibetin, 17 të...

EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi,...

Zjarr në Sarandë, terreni e bën të vështirë ndërhyrjen...

Arrestohet në Spanjë “mbreti i arratisjeve”, 42-vjeçari shqiptar i bëri rezistencë policisë (EMRI)

26 Gusht 18:41

Policia Kombëtare Spanjolle ka vënë në pranga 42-vjeçarin shqiptar, Taulant Toma, i njohur ndryshe si “Mbreti i Arratisjeve”.

Toma ishte arratisur për herë të fundit nga një burg i sigurisë së lartë në Milano.

Bëhet me dije se arrestimi i tij u bë në në lagjen Campclar të Tarragonës mbrëmjene  së premtes, ndërsa policia ka hasur në rezistencën e shqiptarit.

Gjatë arrestimi një prej personave që ndodhej me Tomën hodhi një pistoletë Sig Sauer në disa shkurre. Arma u gjet më pas nga policia katalanase, Mossos d’Esquadra.

“E neutralizuam dhe menjëherë filluan të grumbulloheshin njerëz. I vumë prangat sa mundëm më shpejt dhe u larguam”, tha drejtuesi i grupit të njësisë për krimin ekonomik dhe fiskal (UDEF) në Tarragona.

Rreth gjashtë efektivë kishin organizuar operacionin për disa ditë. Të premten, pak para se ta ndërprisnin mbikëqyrjen, panë Tomën në një automjet me persona të tjerë dhe ndërhynë për arrestimin e tij.

Hetuesit besojnë se ai ndodhej në Spanjë që prej janarit. Në momentin e arrestimit mbante dokumente identiteti të falsifikuara. Me të njëjtin identitet të rremë ishte arrestuar më parë në Girona për armëmbajtje dhe posedim eksplozivësh.

“Dokumentet ishin shumë të mirëfalsifikuara, por ne kishim një përshkrim fizik shumë të detajuar, përfshirë tatuazhe karakteristike dhe një shenjë të thellë në faqen e djathtë. Nuk kishte asnjë dyshim se ishte ai”, tha zyrtari i policisë.

Katër arratisjet e bujshme

Arratisja e parë e Tomës ndodhi në vitin 2009 nga burgu i Ternit në Itali, ku vuante dënimin për grabitje me dhunë. Duke përfituar nga koha kur të burgosurit ndodheshin në oborr duke luajtur futboll, ai kaloi përmes një vrime në rrjetën rrethuese, iu afrua murit të burgut dhe zbriti me çarçafë të lidhur. U arrestua dy muaj më vonë së bashku me kushëririn e tij, i cili akuzohej se e kishte ndihmuar.

Katër vjet më vonë, më 2 shkurt 2013, u arratis sërish, këtë herë nga burgu i Parmës. Me ndihmën e një bashkëkombësi që ndante qelinë me të, preu hekurat e dritares me një limë, kaloi përmes hapjes së krijuar, zbriti përsëri me çarçafë dhe përdori një mjet të improvizuar për të kapërcyer murin rrethues.

Liria zgjati vetëm disa muaj. Në shtator ai u arrestua në Belgjikë, por më 14 dhjetor u arratis edhe nga burgu i Lantinit. Sipas mediave italiane, arratisja u organizua me ndihmën e disa personave që morën peng një punonjës të burgut dhe krijuan trazira në oborr për të shpërqendruar rojet. Toma arriti të kapërcente murin duke u ngjitur mbi një piramidë njerëzore dhe më pas hipi në një automjet Opel Astra, që e priste jashtë.

Ai u arrestua sërish në vitin 2015 dhe në vitin 2019 u ekstradua në Itali. Për shkak të historikut të arratisjeve u dërgua në burgun e sigurisë së lartë Opera në Milano, por edhe aty arriti të largohej në dhjetor të vitit 2025. Ai preu sërish hekurat e qelisë me një limë, zbriti me çarçafë dhe përdori një mjet të improvizuar të ndërtuar me bishta fshesash dhe një grep metalik për të kapërcyer murin e burgut.

Pret ekstradimin drejt Italisë

Aktualisht Taulant Toma ndodhet në burgun Mas d’Enric në Spanjë, në pritje të ekstradimit drejt Italisë, ku i kanë mbetur për të vuajtur vite të tjera burg për shkak të dënimeve dhe arratisjeve të njëpasnjëshme.

Ndërkohë, autoritetet spanjolle vijojnë kërkimet për një tjetër shtetas shqiptar, i identifikuar nga policia, i cili dyshohet se sulmoi efektivët gjatë operacionit të arrestimit.

Policia spanjolle ka njoftuar administratën e burgut për profilin e të arrestuarit dhe historinë e tij të arratisjeve.

Posted Under:
Anash Bota Kronike
Tagged:
arratisjeve Mbreti rezistencë Shqiptar Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Kurti dhe Abdixhiku sërish në takim për Presidentin

më shumë...

Tmerr në Spanjë, fëmijët gjejnë të pajetë prindërit në një vaskë hidromasazhi

më shumë...

Zbardhen prapaskenat e udhëtimit sekret të kreut të CIA-s në Rusi

më shumë...

E rëndë, 20-vjeçari mbytet në liqenin e Komanit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:24

Kurti dhe Abdixhiku sërish në takim për...

7:01

Tmerr në Spanjë, fëmijët gjejnë të pajetë...

6:57

Zbardhen prapaskenat e udhëtimit sekret të kreut...

6:47

E rëndë, 20-vjeçari mbytet në liqenin e...

6:41

Arrestohet në Spanjë “mbreti i arratisjeve”, 42-vjeçari...

6:24

“META” pranon t’i paguajë SHBA-ve 18 miliardë...

6:00

Hollywood në zi! Ndahet nga jeta aktori...

5:50

Diplomimi i 389 kursantëve të Akademisë së...

5:34

“Ekonomia po rritet”, Malaj: Çdo lek shtesë...

5:07

Stuhia e fortë godet Nepalin dhe Tibetin,...

4:51

EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan...

4:34

Zjarr në Sarandë, terreni e bën të...

4:26

Policisë së Shtetit i shtohen 389 të...

4:20

Koçiu: Shqipëria Sociale, fokusi kryesor i qeverisë...

4:16

Tre brigje, një standard: Vera 2026 e...

4:11

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

3:49

Nis regjistrimi në universitete, shtatë faza në...

3:30

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Qarkun e...

3:04

Strehimi për mjekët dhe infermierët, ministria ofron...

2:45

Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari...

Më të klikuarat

  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thi...
  • Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyr...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi, viktima...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.