Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Gjendet në një kanal në Berlin një bombë e...

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi...

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është i vërtetë,...

Me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, momenti...

Dropull, zjarri rrezikon fshatin Selo

VIDEO/ Të rrethuar nga policia, dalin pamjet nga arrestimi...

Del FOTO nga arrestimi i Ergys Agasit, i prangosur...

“The Wanted”, policia jep detaje mbi arrestimin e Agasit...

I ndoqën nga Elbasani dhe i kapën në Durrës,...

Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë...

Policisë së Shtetit i shtohen 389 të rinj e të reja, Lamallari: Uniforma nuk ju jep privilegje, por përgjegjësi

26 Gusht 16:26

“389 të rinj e të reja të këtij kursi kanë tashmë jo vetëm njohuritë profesionale, por janë të përgatitur për realitetin e një prej profesioneve më të vështira dhe më fisnike në shërbim të vendit”, u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, në ceremoninë e zhvilluar në Akademinë e Sigurisë me rastin e përfundimit të kursit  për Patrullë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit. Duke iu drejtuar kursantëve, pedagogëve, drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe familjarëve, ministri Lamallari theksoi se ceremonia e përfundimit të formimit policor nuk është thjesht një moment formal, por shënon fillimin e një misioni dhe përgjegjësie të re në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

“Ceremonitë si kjo e sotmja janë rituale që përsëriten vit pas viti dhe në pamje të parë ngjajnë si të njëjta. Të rinj që marrin një certifikatë pas përfundimit të kursit dhe nisin një rrugëtim të ri. Por në të vërtetë nuk janë kurrë të njëjta. Pas çdo ceremonie ka njerëz të rinj, ëndrra të reja, familje që kanë pritur këtë ditë dhe, mbi të gjitha, ka një përgjegjësi të re që i besohet dikujt”, tha Lamallari.

Ai nënvizoi se përgjegjësia merr një kuptim të veçantë kur bëhet fjalë për Policinë e Shtetit, pasi përgatitja nuk lidhet vetëm me përfundimin e një shkollimi apo trajnimi, por me përgatitjen për një mision të vështirë: mbrojtjen e jetës dhe garantimin e zbatimit të ligjit. “Nuk ka nderim më të lartë sesa të punosh për sigurinë e vendit tënd, të mbrosh jetën dhe pronën e njerëzve e t’u gjendesh pranë në ditë të vështira. Uniformën që mbani duhet ta konsideroni besim, përgjegjësi dhe krenari përgjatë gjithë karrierës tuaj në Policinë e Shtetit”, nënvizoi ministri.

Sipas tij, besimi i qytetarëve nuk fitohet vetëm përmes autoritetit që i jep ligji uniformës së policisë, por ndërtohet çdo ditë përmes sjelljes, profesionalizmit dhe mënyrës së komunikimit me qytetarët. “Besimi fitohet çdo ditë në rrugë, në lagje, në një komisariat, në një situatë të vështirë, në mënyrën si i flisni një qytetari, si i përgjigjeni një të moshuari, si mbroni një fëmijë dhe si ndërhyni përballë një krimi”, tha Lamallari.

Duke folur për vizionin e Policisë së Shtetit në vitet e ardhshme, kreu i MPB-së theksoi se policia e gjeneratës së re duhet të jetë një forcë moderne, profesionale dhe njerëzore, e aftë jo vetëm të reagojë ndaj krimit, por edhe ta parandalojë atë. “Policia e gjeneratës së re të Shqipërisë evropiane nuk mund të matet kurrsesi vetëm me forcën e saj përballë krimit, por pashmangshmërisht edhe me aftësinë për ta parandaluar atë, me profesionalizmin për ta goditur dhe me humanizmin për t’i shërbyer qytetarit pa asnjë kompromis”, u shpreh Lamallari.

Ministri e cilësoi Akademinë e Sigurisë pikën e parë të procesit të modernizimit të Policisë së Shtetit, duke theksuar rëndësinë e formimit profesional, dijes, disiplinës dhe përdorimit të teknologjisë. “Policia e Shtetit është në një fazë modernizimi, proces i cili, përtej investimeve tona në teknologji e pajisje të domosdoshme, nis para së gjithash këtu në Akademinë e Sigurisë”, ishte mesazhi i ministrit.

Sipas Lamallarit, modernizimi duhet të shoqërohet me një ndryshim të mënyrës së të menduarit dhe të qasjes ndaj sigurisë publike. “Mbi gjithçka është e domosdoshme që ne të ndryshojmë mendësinë si qasemi, nga një polici që thjesht reagon drejt një policie që parandalon. Nga një polici që shihet vetëm kur ndodh një problem, drejt një policie që është e pranishme çdo ditë pranë qytetarit dhe gjithnjë e më shumë qaset si shërbim, jo thjesht si forcë bazuar te autoriteti që gëzon prej ligjit. Qytetarët nuk duhet t’ju shohin juve si një distancë mes tyre dhe shtetit. Përkundrazi, Policia është fytyra më e afërt e shtetit”, tha Lamallari.

Duke iu referuar procesit të integrimit evropian, ministri tha se transformimi i Shqipërisë duhet të shoqërohet edhe me transformimin e Policisë së Shtetit dhe të standardeve të saj profesionale. Lamallari u përcolli të rinjve një mesazh të drejtpërdrejtë për integritetin dhe përgjegjësinë që mbart uniforma e Policisë së Shtetit.

“Uniforma e Policisë së Shtetit nuk ju jep privilegje, por vetëm përgjegjësi. Do të ketë njerëz që do të përpiqen t’ju joshin, t’ju blejnë, t’ju frikësojnë apo t’ju vënë në provë. Qëndroni të fortë! Mos e bëni pis uniformën, mos e tradhtoni besimin e qytetarit dhe mos harroni kurrë se integriteti është arma juaj më e fuqishme. Mos harroni asnjëherë se pas çdo ndërhyrjeje është një qytetar, është një familje. Pas çdo vendimi është një jetë. Dhe pas çdo polici është besimi që njerëzit kanë te shteti. Jini të fortë përballë krimit, të drejtë përballë ligjit dhe njerëzorë përballë qytetarit! Shërbejini Shqipërisë me nder e qytetarëve me dinjitet e përkushtim! Ndërtoni me punën tuaj Policinë e një Shqipërie Evropiane!”, e mbylli fjalën ministri i Brendshëm.

“Busulla juaj në këtë mision duhet të ketë vetëm tri drejtime: në drejtim të ligjit, në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e amanetit të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, njëherazi Dëshmorë të Atdheut. Këto tri drejtime mos i ndryshoni kurrë përballë çdo sfide e tundimi, sepse po humbët busullën, humbët qytetarin, humbët dinjitetin dhe rruga më pas është plot dritëhije ndoshta dhe në errësirë”, iu drejtua punonjësve të rinj të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm, Skënder Hita.

Posted Under:
Anash Kronike
Tagged:
policia shteti Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Eklipsi hënor te peshqit, si do të ndikojë në financat e këtyre shenjave të Horoskopit

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

më shumë...

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është i vërtetë, apo dorëzim me kusht?

më shumë...

Me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, momenti kur Agasi shoqërohet në ambientet e komisariatit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:50

Pse nuk duhet ta pini asnjëherë ujin...

10:39

Gjendet në një kanal në Berlin një...

10:07

Eklipsi hënor te peshqit, si do të...

9:35

Situata e zjarreve në vend, ministria jep...

9:30

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është...

9:23

Me bluzë të bardhë dhe pantallona të...

9:16

Dropull, zjarri rrezikon fshatin Selo

9:08

VIDEO/ Të rrethuar nga policia, dalin pamjet...

9:03

Del FOTO nga arrestimi i Ergys Agasit,...

8:37

“The Wanted”, policia jep detaje mbi arrestimin...

8:31

Trauma në fëmijëri lë “gjurmë” në tru...

8:02

I ndoqën nga Elbasani dhe i kapën...

7:56

Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të...

7:43

Ishte duke lëvizur me makinë, arrestohet në...

7:36

Arrestohet Ergys Agasi

7:30

“PriceWatch Albania”, Ibrahimaj: Në shtator lançojmë “Pasqyra...

7:24

Kurti dhe Abdixhiku sërish në takim për...

7:01

Tmerr në Spanjë, fëmijët gjejnë të pajetë...

6:57

Zbardhen prapaskenat e udhëtimit sekret të kreut...

6:47

E rëndë, 20-vjeçari mbytet në liqenin e...

Më të klikuarat

  • Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thi...
  • Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyr...
  • Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë ndodhej...
  • Arrestohet Ergys Agasi
  • EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi, viktima...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.