Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII Mbreti i...

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ja...

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit të Liqenit...

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur në xhakuzi,...

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet izraelite

Vrau gruan shtatëzënë, ndërron jetë në spital 26 vjeçari

Trump hedh poshtë pretendimet për ndonjë sulm rus kundër...

Eklipsi mahnit botën, “Hëna e përgjakur” jep pamje spektakolare...

Grabitet muzeu në Vjenë, zhduket gjerdani mbretëror me 673...

Ndahet nga jeta Mbreti Harald i Norvegjisë, në moshën...

Tre brigje, një standard: Vera 2026 e gjen Concord Group lider absolut në turizmin rajonal

26 Gusht 16:16

Adriatiku, Joni dhe Mesdheu. Në verën e 2026, Concord Group nuk është thjesht i pranishëm në tre prej destinacioneve më të rëndësishme turistike të rajonit. Është dëshmia e një historie që ka ndryshuar tashmë standardin e turizmit dhe mikpritjes.

Nga Meliá Durrës, te Arameras në Ksamil dhe tashmë te St. George’s Bay në Korfuz, shtrirja e Concord Group përfaqëson një nga historitë më të fuqishme të investimit, mikpritjes dhe zhvillimit turistik shqiptar me dimension rajonal.

Këto nuk janë thjesht tre struktura turistike në tre brigje. Ato përfaqësojnë një mënyrë të re për të perceptuar një destinacionin: shërbim, organizim, mikpritje, standard dhe eksperiencë të konsoliduar për vizitorin. Një qasje që nuk e sheh turizmin vetëm si akomodim, por si një industri që ndërton reputacionin e një vendi dhe përcakton mënyrën se si ai perceptohet nga vizitorët ndërkombëtarë.

 

Meliá Durrës shënoi një moment të rëndësishëm për turizmin shqiptar, duke sjellë në Shqipëri rrjetin prestigjioz botëror Melia Hotels International, kapacitete të mëdha akomoduese dhe një nivel të ri shërbimi në Adriatik. Projekti u bë një pikë referimi për një treg shqiptar që po hynte në një fazë të re zhvillimi dhe që kërkonte të konkurronte me destinacionet më të njohura të Mesdheut.

Më pas, Arameras e çoi këtë qasje në Jon, në një prej zonave më të kërkuara të Rivierës Shqiptare. Me natyrën, bregdetin dhe konceptin e integruar të mikpritjes, ai përfaqëson një tjetër dimension të turizmit që po zhvillohet në jug të vendit.

Dhe në sot, harta është zgjeruar edhe më tej. St. George’s Bay në Korfuz, një destinacion ikonik mesdhetar, tashmë pjesë e portofolit të investimeve të Concord Group, nisi këtë verë si Affiliated by Meliá, duke konsoliduar partneritetin strategjik me Meliá Hotels International. Pas një procesi rinovimi, në 2027 resorti do të bëhet pjesë e The Meliá Collection, duke sjellë një tjetër dimension të kësaj aleance në Mesdhe.

Kjo e bën shtrirjen Adriatik-Jon-Mesdhe më shumë se një hartë gjeografike. Është dëshmi e një modeli që funksionon dhe që tashmë kalon kufijtë e një tregu.

Tre brigje, një filozofi mikpritjeje. Në themel të kësaj historie është një ndikim konkret: dhjetëra mijëra turistë, vende të reja pune, kapacitete të shtuara dhe një treg që është mësuar të kërkojë më shumë nga shërbimi turistik. Sepse standardi nuk matet vetëm me një hotel apo me një numër dhomash. Matet me atë që i ofrohet vizitorit dhe me mënyrën se si një destinacion e përcjell mikpritjen.

Kjo është filozofia e grupit: ta kthejë investimin në standard, standardin në eksperiencë dhe eksperiencën në ndikim të matshëm mbi industrinë e turizmit. Dhe pikërisht kjo e përcakton verën e 2026-ës: Concord Group në zgjerim të vazhdueshëm, me prani elitate në tre brigje dhe me një pozicion që e vendos në krye të zhvillimit të turizmit rajonal. Nga Adriatiku në Jon, e deri në Mesdhe, kjo verë e gjeti Concord Group si lider të padiskutueshëm në turizmin rajonal, sepse lider është ai që ka ndryshuar mënyrën se si të tjerët e perceptojnë standardin. Concord Group e ka bërë tashmë këtë. Dhe kjo nuk është pika e mbërritjes, të tjera projekte dhe destinacione do t’i shtohen kësaj harte turistike.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
arameras Concord Group Mlia

Nga e njëjta kategori

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta piktori i njohur

më shumë...

Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumit Seman

më shumë...

Lëndë plasëse e lidhur me telefon në pallat, policia zbardh detaje nga ngjarja në Durrës

më shumë...

5-vjeçari bie nga tarraca e banesës në Libohovë, pritet të transportohet drejt Tiranës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:01

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta...

1:55

Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes...

1:36

Lëndë plasëse e lidhur me telefon në...

1:32

5-vjeçari bie nga tarraca e banesës në...

1:27

Pse varësia nga rrjetet sociale po bëhet...

1:05

Kanosi me armë policët gjatë operacionit për...

12:48

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e...

12:17

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII...

11:55

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe...

11:53

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit...

11:49

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur...

11:23

Kërkohej nga Norvegjia dhe Shqipëria, arrestohet 28-vjeçari...

11:19

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet...

11:03

Vjehrri denoncon nusen e djalit për dhunë,...

10:55

Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas...

10:41

Vrau gruan shtatëzënë, ndërron jetë në spital...

10:39

Trump hedh poshtë pretendimet për ndonjë sulm...

10:19

Zjarri në hotelin në Vlorë, nuk i...

10:11

Tragjedi në Dibër, gjendet e mbytur një...

10:08

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokati kërkon...

Më të klikuarat

  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.