Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Gjendet në një kanal në Berlin një bombë e...

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi...

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është i vërtetë,...

Me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, momenti...

Dropull, zjarri rrezikon fshatin Selo

VIDEO/ Të rrethuar nga policia, dalin pamjet nga arrestimi...

Del FOTO nga arrestimi i Ergys Agasit, i prangosur...

“The Wanted”, policia jep detaje mbi arrestimin e Agasit...

I ndoqën nga Elbasani dhe i kapën në Durrës,...

Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë...

Diplomimi i 389 kursantëve të Akademisë së Sigurisë, Hita: Busulla juaj duhet të jetë ligji dhe shërbimi ndaj qytetarit

26 Gusht 17:50

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ishte i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë e diolomimit të 389 kursantëve në Akademinë e Sigurisë.

Gjatë fjalës së tij Hita theksoi se se busulla orientuese për efektivët e rinj duhet të jetë vetëm, ligji, shërbimi ndaj qytetarit dhe respektimi i gjakut të dëshmorëve.

Fjala e Hitës:

Sot është një ditë e mirë për Policinë dhe për qytetarët. Qindra djem dhe vajza, pas përfundimit me sukses të Kolegjit, i bashkohen familjes sonë të madhe, Policisë së Shtetit, dhe dalin në terren, në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të ligjit.

Ju falënderoj për zgjedhjen tuaj për t’u bërë pjesë e stafit tonë, për disiplinën, për rezultatet e arritura në teori dhe në praktikë, si dhe për vullnetin dhe vendosmërinë tuaj që ju çoi në fund të këtij rrugëtimi fillestar, por të përgatitur për të nisur një rrugë të gjatë dhe plot sfida në përmbushje të misionit tonë të shenjtë.  

Shqipëria, qytetarët dhe Policia kanë nevojë për ju, për energjitë dhe mentalitetin e ri evropian, ndaj për qytetarët sot është një lajm shumë i mirë që ju sot certifikoheni. 

Përtej emocioneve tuaja të arsyeshme dhe shpresës sonë se ju do të jepni më të mirën nga vetja në funksion të së mirës së përgjithshme dhe krahas urimit për certifikimin tuaj, ku ju bëheni pjesë e familjes së madhe, kam disa porosi që besoj se do t’i keni parësore në përditshmërinë e punës suaj.

Busulla juaj në këtë mision duhet të ketë vetëm tri drejtime. Në drejtim të ligjit, në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e amanetit të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit njëherazi Dëshmorë të Atdheut.

Këto tri drejtime mos i ndryshoni kurrë përballë çdo sfide e tundimi, sepse po humbët busullën, humbët qytetarin, humbët dinjitetin dhe rruga më pas është plot dritëhije ndoshta dhe në errësirë.

Ju jeni të parët që do të merrni kontakt me qytetarët në çdo cep të vendit ku do të shërbeni, jeni në terren 24/7, për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë dhe për t’ju dhënë ndihmë qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve nga e mbarë bota.

Shërbejuni qytetarëve me përulësi ndërsa atyre që shkelin ligjin, me forcën e ligjit. Reagoni me guxim, korrektësi e paanshmëri dhe brenda kornizës ligjore përballë çdo padrejtësie e paligjshmërie.

Vrulli rinor që ju keni t’ju shërbejë për të mirën e përgjithshme, për përmirësimin e mëtejshëm të performancës së Policisë së Shtetit dhe në funksion të ligjit.

Dhe mos harroni se arroganca është fundi i rrugëtimit tuaj. Përballë çdo situate qofshi, kurrë mos u tregoni arrogantë me qytetarët që duan dhe zbatojnë ligjin.

Detyra jonë është t’i dëgjojmë, të zbatojmë procedurat e punës dhe t’i japim qytetarit përgjigjen që na kërkon ligji, dhe jo të krijojmë në sytë e tij bindjen se jemi të njëanshëm, arrogantë apo të pazotë.

Kurrë mos ia bëni këtë të keqe Policisë së Shtetit, e cila pa besimin dhe mbështetjen e qytetarëve, nuk e përmbush dot si duhet misionin e saj.

Mos u tundoni nga ofertat e propozimet për të bashkëpunuar me krimin, sepse kjo rrugë mund t’ju duket e shkurtër, por pasojat e saj janë të rënda dhe pa kthim. Mos shkëmbeni kurrë uniformën, imazhin e Policisë, dinjitetin, dhe të ardhmen tuaj me një përfitim të momentit. Asnjë përfitim nuk vlen më shumë se uniforma që mbani veshur dhe besimi që qytetarët kanë te ju.

Bëjeni punën me dëshirë e përgjegjshmëri, respektoni njëri-tjetrin, sepse puna bëhet në grup, dhe besoni se me punën tuaj të ndershme do të bëni karrierë. Pse jo, në të ardhmen, njëri apo njëra prej jush do mbajë fjalim, do të këshillojë dhe do të frymëzojë brezat që do vijnë në Policinë e Shtetit.

Ju falënderoj që arritët këtu dhe do t’ju jem mirënjohës çdo ditë, në rast se secili prej jush do të zbatojë ligjin dhe do të respektojë qytetarët, sikundër do të qëndroj fort ndaj atyre që do të devijojnë nga ligjshmëria dhe etika.

Sot ju mirëpres në familjen e madhe të Policisë së Shtetit dhe ju uroj që këtë ditë ta kujtoni gjithmonë si ditën kur nisët një mision të madh. 

Më keni në krah dhe mos nguroni të më shkruani e të shprehni çdo shqetësim që lidhet me përmirësimin e punës, por edhe për problemet tuaja, pasi për mua pasuria më e madhe e Policisë së Shtetit jeni ju, janë burimet njerëzore. 

Mbajeni me dinjitet këtë uniformë të shenjtë të sigurisë dhe shërbimit ndaj Republikës dhe qytetarëve.

Shërbeni me përkushtim, veproni në bazë të ligjit dhe qëndroni pranë qytetarëve.

Suksese e mbarësi paçi në detyrën e re dhe në familjet tuaja!

 

Posted Under:
Anash Kronike

Nga e njëjta kategori

Eklipsi hënor te peshqit, si do të ndikojë në financat e këtyre shenjave të Horoskopit

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

më shumë...

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është i vërtetë, apo dorëzim me kusht?

më shumë...

Me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, momenti kur Agasi shoqërohet në ambientet e komisariatit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:50

Pse nuk duhet ta pini asnjëherë ujin...

10:39

Gjendet në një kanal në Berlin një...

10:07

Eklipsi hënor te peshqit, si do të...

9:35

Situata e zjarreve në vend, ministria jep...

9:30

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është...

9:23

Me bluzë të bardhë dhe pantallona të...

9:16

Dropull, zjarri rrezikon fshatin Selo

9:08

VIDEO/ Të rrethuar nga policia, dalin pamjet...

9:03

Del FOTO nga arrestimi i Ergys Agasit,...

8:37

“The Wanted”, policia jep detaje mbi arrestimin...

8:31

Trauma në fëmijëri lë “gjurmë” në tru...

8:02

I ndoqën nga Elbasani dhe i kapën...

7:56

Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të...

7:43

Ishte duke lëvizur me makinë, arrestohet në...

7:36

Arrestohet Ergys Agasi

7:30

“PriceWatch Albania”, Ibrahimaj: Në shtator lançojmë “Pasqyra...

7:24

Kurti dhe Abdixhiku sërish në takim për...

7:01

Tmerr në Spanjë, fëmijët gjejnë të pajetë...

6:57

Zbardhen prapaskenat e udhëtimit sekret të kreut...

6:47

E rëndë, 20-vjeçari mbytet në liqenin e...

Më të klikuarat

  • Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thi...
  • Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë ndodhej...
  • Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyr...
  • EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi, viktima...
  • Arrestohet Ergys Agasi
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.