E martë, 27 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Pas protestës s’do të kemi më të njëjtën klasë politike”, Shehaj: Ka rënë mbështetja për partitë e vjetra

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e cilëson revoltë dhe jo thjesht protestë lëvizjen e të rinjve në Shqipëri.

 I ftuar në studion e “Të paekspozuarit” në Vizion Plus, z.Shehaj tha se protesta, e nxitur fillimisht nga çështja e Zvërnecit, shënon një moment historik dhe mund të sjellë ndryshime të mëdha në vend.

Reklamë

Sipas Shehajt, dhuna e ushtruar nga qeveria dhe Policia e Shtetit ka shtuar tensionet, ndërsa protestat që vijojnë prej ditësh tregojnë se qytetarët nuk janë të gatshëm të pranojnë më klasën e vjetër politike.

Ai u shpreh se mbështetja për kryeministrin dhe Pd-në ka rënë, duke paralajmëruar se pas kësaj lëvizjeje Shqipëria mund të mos ketë më të njëjtën klasë politike.

Reklamë

“Sot ka një revoltë, jo thjesht një protestë. Janë të rinj dhe të reja, shumë prej të cilëve nuk kanë votuar kurrë, që nuk janë të gatshëm të pranojnë ato që prindërit e tyre kanë pranuar. Shkëndija ishte Zvërneci. Është një protestë që filloi paqësore, ku qytetarët kishin kërkesat e tyre. Para 12 ditësh filluan protestat e dhunshme. Dhuna e pajustifikuar e qeverisë dhe e Policisë së Shtetit, me ato pamjet dramatike, shkaktoi akoma më shumë dhunë.

Nuk është thjesht një protestë, kjo është një protestë që i ngjan protestave të studentëve në Serbi. E njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri. Të gjithë ne nuk e prisnim këtë protestë, të niste në qershor dhe me ato përmasa. Prisnim që të shuhej protesta. Ishte një moment historik. Ajo protestë nuk mbaroi dhe vazhdoi edhe sot. Kishte pjesëmarrje edhe sot. Nuk ishte shumë e madhe, por ishte një protestë e vazhdueshme. Protesta vazhdon dhe mund të jetë një rrugëtim i gjatë. Protesta mund ta ndryshojë Shqipërinë përgjithmonë. Unë mendoj se pas protestës nuk do të kemi më të njëjtën klasë politike. Ne jemi përballë një ndryshim historik. Mbështetja për kryeministrin dhe për partitë e vjetra ka rënë”, tha Shehaj.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.