E martë, 27 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Si do të shkojë opozita në zgjedhjet lokale? Shehaj: Mirë do ishte të ishim të bashkuar

Shqipëria vitin e ardhshëm do të zhvillojë zgjedhjet lokale, por si do të hyjë opozita në këtë garë? Kjo ishte pyetja që iu drejtua kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga moderatori Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

Sipas Shehajt, mirë do të ishte që opozita të ishte e bashkuar, por aktualisht qëndrimet janë të ndryshme. Megjithatë, sipas tij, gjithçka do t’i lihet kohës.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Si mendoni të shkoni në zgjedhjet lokale?

Reklamë

Shehaj: Unë nuk besoj se ka njeri që është kundër bashkimit. Ne kemi PD-në në opozitë, që është një nga partitë e vjetra që protesta nuk e do, kemi protestuesit dhe partitë e reja. Mirë do të ishte të kishim një kandidat, por ka një gjë që duhet zgjedhur. Unë nuk jam në kushtet për t’u dhënë këshilla protestuesve.

Që nga viti 2017 kam dëgjuar aq shumë gjëra. Nuk besoj se e kemi luksin të parashikojmë, dhe askush nuk e parashikonte atë që ndodhi. Të gjithë ishin të bindur që Rama nuk mundej, se populli nuk ngrihet. Ndryshimin e bënë ata. Unë them t’i lëmë dhe ta bëjnë vetë. Shyqyr Zotit që nuk dëgjuan njeri.

Se si do të shkojmë në zgjedhjet lokale, siç po shohim, mund të ketë lëvizje të tjera. Parimisht, bashkimi është gjëja më e mirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.