E martë, 27 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Paketa fiskale, Tabaku: Qeveria po i jep goditje biznesit, çmimet do të rriten

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilëson paketën e re fiskale si antibiznes, duke paralajmëruar se rritja e taksave do të rëndojë sipërmarrjen dhe do të sjellë shtrenjtim të çmimeve.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Tabaku kritikoi rritjen e TVSH-së nga 20% në 21%, si dhe ndryshimet e tjera fiskale, për të cilat tha se rrezikojnë të nxjerrin nga tregu bizneset e vogla dhe të godasin sektorë që po përballen me vështirësi, si fasoneria.

Reklamë

“Kam vite që nuk kam arritur të kuptoj se cili sektor, cila fushë do të ketë prioritet. Sot ekonomia ka shkuar në drejtim të paditur.Ekonomia ka shkuar në drejtim të paditur. Është buxhet antibiznes. Nuk e di si do të jetë ai që do të prezantojë nesër se e ndryshojnë, hedhin një variant të keq. Këtu goditet konsumi, me taksën që do të rrisë çmimet. Xhiro e biznesit do të ulet, me këtë arsyen e uljes së informalitetit, por ulja e pragut të TVSH do të nxjerrë shumë biznese nga xhiro, si aëherë kur u mbyllën bizneset e vogla dhe shkuan te 3 supermarketet. Ulja e tatim futimit do të godasë sektorin fason dhe këtë sektor e ke vdekur fare me rritjen e dividentit.  TVSH në turizëm do të rritet nga 6 në 10 për qind për investitorët me 5 yje. Nuk është se po ua rrit të gjithëve 10 për qind, pasi për të tjerët e ka 20 për qind. Gjysma e koncesioneve është me fitim. Do të shkojnë te tendera dhe koncesione ku e ke 50 për qind taksën e korrupsionit. Buxheti kur nuk zbaton investimet publike, je i paaftë, jo administrata, por qeveria.  Koncesionet do të vijojnë, ashtu edhe tenderimet e përvitshme të punimeve publike”, tha Tabaku.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.