E martë, 27 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Rama t’i bëjë mirë llogaritë”, Hoxha: Nëse protesta dështon, studentët përfundojnë në “shtëpi bari”

Gazetari Artan Hoxha deklaroi këtë të martë në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, të Ylli Rakipit, se protesta në Shqipëri do të vijojë.

Ai theksoi se askush nuk duhet të mendojë se protesta e madhe nuk do të rikthehet, pasi, sipas tij, i ka bërë llogaritë gabim.

Reklamë

Ndërsa shtoi se, nëse kjo protestë do të dështojë, studentët do të largohen nga vendi.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Hoxha: Nëse sot dikush mendon se numri ra dhe nuk do të ketë kthim pas, mendon gabim. Vuçiçi, pasi shkoi në shtëpi, Rama duhet t’i bëjë llogaritë mirë. Kjo po kalon çdo masë. Nëse nesër Berisha apo Shehaj do të përfshihen në protestë, unë nuk shoh asgjë të keqe.

Rakipi: Edhe Berisha thoni ju?

Hoxha: Po, edhe Berisha, mo. 21 Janari ndodhi për bllokun e Ilir Metës. Me kë erdhi në pushtet? Rama duhet të vijë në pushtet me gjithë qelbësirat, ndërsa këta të tjerët duhet të jenë puritanë.

Rakipi: Domethënë, të vazhdojë qelbësirllëku.

Hoxha: Ore, njerëzit në shesh i ka nxjerrë pakënaqësia. Shkoni shihni aeroportin, shihni sa njerëz ikin. Këta studentë që janë përfshirë në protestë, nëse protesta dështon, do të ikin në shtëpitë e barit, se këtë jua mësoi Edi Rama. Ju çonte policët të numëronin rrënjët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.