E martë, 27 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Abilekaj: Ja ku ndryshon protesta në Shqipëri nga ajo në Serbi

Analisti Enton Abilekaj ka bërë një analizë të të përbashkëtave, por edhe të dallimeve mes protestave në Shqipëri dhe atyre në Serbi.

I ftuar në “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, Abilekaj tha se në Serbi kishte një protestë politike, por pa parti, ndërsa në Shqipëri aktualisht kemi parti në protestë.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Shehaj: Në këtë botë nuk ka njerëz që janë më të këqij se të tjerët dhe të jesh vazhdimisht me të keqen.

Reklamë

Abilekaj: Ne, sigurisht, që duhet të ndahemi nga ata që shesin profesionin. Ata shquhen nga mungesa e koherencës, nga ndryshimi i mendimeve me shpejtësi. Dudushi kështu ka menduar, nuk ka ndryshuar qëndrim. Fakti që sot qëndrimi i përputhet me Ramën nuk do të thotë se ky është i detyruar ta bëjë.

Shehaj: Ky është mendimi yt.

Abilekaj: Këto raste i hasim shpesh, kur shohin dikë që mendon ndryshe, thonë që ky është i shitur. Kemi shumë gazetarë dhe televizione që i shesin qëndrimet.

Shehaj: Koherenca nuk matet me kë ke mbrojtur ti, koherenca është me parimet. Nëse je kundër korrupsionit, je kundër korrupsionit gjithmonë.

Abilekaj: Mos flasim për Dudushin tani.

Dudushi: Agroni nuk ka gjë që beson, as gjë që i thotë se duhet t’i thotë. Nuk është as guru që të na tregojë misionet televizive dhe gazetareske.

Abilekaj: Bëhet teza e pabesueshme.

Shehaj: Ore, jeni në terezi?

Abilekaj: Fenomeni më i keq në Shqipëri është media mercenare, por nuk mund ta themi për çdo njeri.

Shehaj: Nuk e kam thënë për çdo njeri.

Abilekaj: Mendoj se protesta jonë është unike. Protesta nisi vërtet nga Flamingot, por nuk u shndërrua në protestë politike. Vetë kërkesat e saj nuk e lidhin me Francën dhe Italinë. Ne nuk jemi ende në stadin e një proteste si ajo e Serbisë. Serbia i përfshiu në mënyrë masive qytetarët. Organizimi i protestës në Serbi ishte perfekt. Ata janë njerëz vendimmarrës, por nuk janë përfshirë në asnjë nga produktet e protestës. Nuk u bënë deputetë, nuk u bënë kandidatë për ministra. Ata nuk pranuan asnjë parti si parti, por pranuan individë që mund t’i bashkoheshin protestës sipas rregullave të saj.

Sot jemi në stadin e krijimit të qeverisë. Ajo protestë nuk ishte gjithmonë e dhunshme. Ne kemi një protestë që është genuine, që shkon te dhuna për shkak të provokimeve dhe padurimit, por ka edhe një problem me organizimin dhe partitë politike.

Sot doli Berisha që tha se do të bëjmë një protestë të madhe të shtunën, që do t’i bashkohet asaj të studentëve, që ne e pamë si shkoi herën e parë. Ne kemi dy parti të reja të lidhura me protestën, kemi Shehajn dhe Qorin. Përfshirja e këtyre në protestë, nëse këta shkrihen si parti, do të krijonte çorientim te njerëzit. Kjo e bën atë të ndryshojë nga protesta e Beogradit, e cila nuk pranoi asnjë parti.

Rakipi: Ju do t’i bashkoheni atyre?

Shehaj: Ne jemi të bashkuar. Për momentin kemi një protestë që ka filluar me Flamingot, vazhdoi me studentët, flitet për krijimin e një liste studentore, por në këtë fazë nuk dimë të ketë diçka konkrete. Në këtë moment ne kemi projektin tonë politik. Çdo gjë është e mundur, por duhet të presim.

Abilekaj: Ka edhe një parapritë. PD-ja, që kur pa se protesta ishte serioze, kërkoi të hynte në dialog, por nuk ka mundur.

Shehaj: Berisha nuk pranohet në protestë.

Abilekaj: Ju dhe Lëvizja Bashkë, ndoshta edhe Lapaj, jeni në protestë. Nëse do të vijë ai moment kur të dorëhiqet Rama, çfarë marrëdhënieje do të ketë me partinë tuaj? A do të jetë marrëdhënia si ajo në Serbi apo ndryshe?

Shehaj: Kur të vijë momenti, do të vendosim, do të diskutojmë. Jemi të hapur për çdo koalicion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.