E martë, 27 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Deklarata e Veliajt për protestat në Serbi, Abilekaj: Është një mesazh edhe për Ramën, njerëzit e kryebashkiakut janë në shesh

Analisti Enton Abilekaj deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është mes atyre që presin largimin e kryeministrit Edi Rama.

 I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Abilekaj u shpreh se në protestë janë edhe njerëz të afërt me Veliajn.

Reklamë

Referuar postimit të Erion Veliajt në rrjetet sociale, për protestat në Serbi dhe rrëzimin e Vuçiçit, analisti e cilësoi si një deklaratë edhe kundër kryeministrit Rama.

“Është e qartë që te fjalia e parë, që protesta studentore nuk është fundi i botë, por fundi i një bote është për Ramën. Shohim njerëzit e Veliajt të afërt që janë në protestë. E kemi parë edhe herë tjetër që ka folur për çështje që nuk u pëlqejnë Ramës. Veliaj e ka treguar se është një nga ata që presin të ikë Rama. Nuk e di se sa punojnë. Në protestë ka njerëz. Mundohet që në Bashki të krijojë një pavarësi që të mos e ndihmojë Ramën në zgjedhjet lokale. Por kushtet e tij për ta sfiduar nga burgu janë shumë të vështirë. Mendoj se më shumë se kjo, Rama ka krijuar shumë armiq, i ka asgjësuar deri në pikën që të mos e kërcënojnë. Një armik i Ramës, si Veliaj apo ndonjë tjetër, nuk themi dot se është rrezik potencial për Ramën.  Nëse ke bashkëpunuar me Ramën dhe e di se çfarë ka bërë Rama, nuk mund ti shuash ato vite dhe të kesh kartën morale për ta sulmuar”, tha Abilekaj.

Reklamë

Çfarë shkruajti Erion Veliaj në rrjetet sociale?

“Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit!

Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate.

Urime të përzemërta edhe shqiptarëve tanë në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate. Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi”.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.