E martë, 27 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Harry Kane jo vetëm fitoi “Topin e Artë”, ai vendosi edhe një rekord që e ka arritur vetëm Messi

Harry Kane ka përjetuar sezonin më të mirë të karrierës së tij, duke hyrë në historinë e futbollit me një statistikë që e lidh drejtpërdrejt me Lionel Messin.

Sulmuesi anglez realizoi plot 73 gola me klubin dhe kombëtaren gjatë sezonit 2025/26, në 65 ndeshje të zhvilluara. Një shifër e jashtëzakonshme që e vendos atë mes golashënuesve më produktivë të futbollit europian në këtë shekull.

Reklamë

I vetmi që ka arritur të shënojë më shumë se Kane brenda një sezoni, mes lojtarëve të klubeve të pesë ligave kryesore europiane, është Lionel Messi. Argjentinasi realizoi 82 gola në sezonin 2011/12 me Barcelonën dhe kombëtaren e tij, duke vendosur një standard të jashtëzakonshëm.

Tashmë, Kane ka shkruar emrin e tij në këtë listë elitare, duke e mbyllur sezonin me 61 gola për Bayern Munich dhe 12 të tjerë për Anglinë.

Paraqitjet e tij fantastike janë shpërblyer edhe me çmimin më të madh individual. Më 26 tetor, sulmuesi i Bayern Munich u shpall fitues i Topit të Artë 2026, duke lënë pas në renditje Kylian Mbappen dhe talentin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.