Lifestyle
Sulm me dron në Sudan, 21 të viktima dhe mbi 40 të plagosur

Të paktën 21 persona janë vrarë dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur nga një sulm me dron në një treg në qytetin Nyala, kryeqyteti i shtetit Darfur i Jugut në Sudan.
Sulmi goditi tregun Tangooj rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, sipas dëshmitarëve të cituar nga AFP.
Tregu frekuentohej edhe nga persona të armatosur, veçanërisht luftëtarë të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), grupi paramilitar që kontrollon zonën.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




