Bota
Stuhia e fortë godet Nepalin dhe Tibetin, 17 të vdekur, qindra të zhdukur

Zonat malore mes Nepalit dhe Tibetit janë goditur nga moti i keq, dhe për pasojë kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa raportohet edhe për të tjerë të zhdukur.
Stuhia e fuqishme ka sjellë shumë shkatërrime në vend, pasojat kanë qenë katastrofale.
Reklamë
Ndërkohë raportohet se janë mbi 380 persona të zhdukur, ku mes tyre ka dhe shumë turistë nga India, Britania e Madhe, SHBA, Malajzia dhe Koreja e Jugut.
Situata është veçanërisht e rëndë në një distrikt malor, ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati.
Reklamë
Helikopterët e shpëtimit nuk kanë mundur të ulen për shkak të nivelit të lartë të ujit. Pamjet tregojnë banesa të shembura, makina të marra nga rrjedha dhe ura të shkatërruara.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




