E shtunë, 24 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 49 minuta më parë
Politikë

“Ndaloni sulmet ndaj policisë”, Koçiu: PD-ja, forcë e mirëfilltë dhune!

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ka reaguar sërish ndaj dhunës së ushtruar gjatë protestave.

Koçiu ka akuzuar Partinë Demokratike se është kthyer në një forcë dhune dhe se po synon destabilizimin e vendit për interesa politike.

Reklamë

Përmes një postimi, Koçiu thekson se përgjegjësit për dhunën nuk mund të fshihen më pas turmës, ndërsa u bën thirrje protestuesve të ndalojnë sulmet ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit.

Ajo shton se shqiptarët nuk duan dhunë, por integrimin europian.

Reklamë

 “Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar. Sot, urdhëruesi i dhunës ka dalë hapur, ka marrë përsipër autorësinë e plotë të shkatërrimit dhe e ka grisur vetë alibinë e “turmës së zemëruar”.

Partia Demokratike prej kohësh është kthyer në një forcë të mirëfilltë dhune, në shesh, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, në çdo kanal komunikimi, media apo online.

E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet kurrë nga ata që nuk kanë punuar asnjë ditë të vetme në interes të saj. Nuk e bënë kur qeverisnin në emër të Shqipërisë dhe nuk e bëjnë as sot, kur angazhohen hapur dhe me paramendim për të destabilizuar vendin, thjesht për llogari të dëshpërimit të tyre politik.

Por edhe kjo llogari e mbrapshtë, si çdo llogari tjetër e tyre, e vjetër apo e re, do t’u dalë përsëri gabim. Shqiptarët nuk e duan dhunën, shqiptarët duan Europën.

Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit”, shkruan Koçiu.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.