E shtunë, 24 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 49 minuta më parë
Kronikë

Policia e Shtetit thirrje protetuesve: Distancohuni nga personat e maskuar, dhuna ndëshkohet me ligj

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje protestuesve dhe qytetarëve që të distancohen nga personat e maskuar, të cilët kanë sulmuar me çdo mjet uniformat blu.

Në reagimin e policisë theksohet se gjatë ditës së sotme, uniformat blu kanë qenë vazhdimisht nën presionin dhe goditjen e dhunshme me mjete të forta nga persona të maskuar.

Reklamë

Po ashtu, Policia bën thirrje që çdo qytetar të distancohet nga dhuna, duke kujtuar se dhuna ndaj pronës private, publike dhe punonjësve të policisë ndëshkohet me ligj.

Thirrja e policisë:

Reklamë

Gjatë protestës së ditës së sotme, punonjësit e Policisë së Shtetit janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestë të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, të cilët sulmojnë punonjësit e Policisë dhe institucionet, si dhe dëmtojnë pronën publike e private.

U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dhune dhe të mos bëhen pjesë e veprimeve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me ligj. Dhuna, sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe dëmtimi i pronës publike e private janë të papranueshme dhe ndëshkohen me ligj.

Çdo veprim i dhunshëm që rrezikon jetën e punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve do të trajtohet në përputhje me ligjin.

Policia e Shtetit vijon të jetë në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.