Detaje të reja janë zbukuar nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku burri shqiptar vrau grun e më pas tentoi t’i jepte fund jetës.
Bëhet fjalë për Bujar Meçon, 53 vjeç, nga Gramshi, ndërsa viktima është bashkëshortja e tij, Esma Meço, 44 vjeçe, gjithashtu nga Gramshi.
Çifti kishte tre fëmijë, njëri prej tyre i mitur.
Ngjarja ndodhi në zonën e Rodopit, ndërsa dinamika e plotë e saj është ende duke u hetuar nga autoritetet greke.
Esma Meco u plagos rëndë me thikë dhe u transportua në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.
Pas sulmit, 53-vjeçari tentoi vetëvrasjen. Për mënyrën se si ka vepruar ka raportime të ndryshme në mediat greke.
Disa prej tyre flasin për vetëplagosje me thikë, ndërsa të tjera raportojnë se ai ka konsumuar naftë. Bujar Meco u dërgua në spital, ku po merr trajtim dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Sipas raportimeve të para, një prej fëmijëve të çiftit ka njoftuar autoritetet për ngjarjen.
Në fokusin e hetimeve janë edhe problemet e mëparshme mes çiftit.
Në fillim të vitit 2022, në Heraklion të Kretës, Esma Meco kishte bërë kallëzim ndaj bashkëshortit për kërcënim. Në atë periudhë, Bujar Meco ishte arrestuar në lidhje me një rast dhune në familje.
Tashmë autoritetet greke po hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota, motivin dhe dinamikën e ngjarjes, ndërsa 53-vjeçari vijon të jetë në spital.





