E hënë, 26 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet Ergys Agasi

Është arrestuar në qytetin e Durrësit i shukmëkërkuari nga SPAK, Ergys Agasi.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka mësuar se ndalimi i Agasit është bërë sot në qytetin e Durrësit në lagjen Plepa. Bëhet e ditur se arrestimi i tij është bërë nga operacionalja.

Reklamë

Agasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e “AKSHI-t”.

Agasi ishte në kërkim prej dhjetorit 2025, kur SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë