Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 July 2026
Vizion fokus

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën për finalen...

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i viktimave

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja...

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën që kemi...

Dita e 45-të e protestës në Tiranë, tubim para...

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari: Ja skema...

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama: Nuk ka...

“PS e PD janë bashkë për sistemin zgjedhor”, Tafani:...

Po paratë e të korruptuarve ku janë? Tafani: Bën...

Netanyahu paralajmëron Teheranin: Izraeli do përgjigjet me forcë ndaj...

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike konfirmon se Navalny u helmua me Noviçok

6 Tetor 20:30

Mostrat e marra nga lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny kanë konfirmuar prezencën e një agjenti kimit, Noviçok, tha Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në një deklaratë më 6 tetor.

“Këto rezultate përbëjnë një çështje mjaft shqetësuese”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OPCW, Fernando Arias, i cili u bëri thirrje vendeve anëtarëve të zbatojnë traktatin ndërkombëtar që ndalon përdorimin e armëve kimike.

Gjetjet e kësaj organizate konfirmojnë rezultatet e Gjermanisë, ku Navalny u trajtua pasi u sëmur rëndë gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë më 20 gusht.

Autoritetet gjermane i kërkuan OPCW me bazë në Hagë që të merrte mostra nga Navalny dhe t’i analizonte, pasi mjekët gjermanë arritën në përfundimin se ai ishte helmuar me Noviçok, një agjent nervor i kategorisë ushtarake.

Gjetjet e tyre u konfirmuan në mënyrë të pavarur nga laboratorët në Francë dhe Suedi, duke shkaktuar reagim ndërkombëtar dhe thirrje për sanksione kundër Moskës lidhur me çështjen.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje dhe i rezistoi presionit ndërkombëtar për të filluar një hetim penal.

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, qëndron pas helmimit të tij të dyshuar.

Navalny, i cili është liruar nga spitali në Berlin, por vazhdon të mbetet në Gjermani, tha se do të kthehet në Rusi.

“Detyra ime tani është të qëndroj i patrembur. Dhe, unë nuk kam frikë”, tha Navalny për gazetën Der Spiegel më 1 tetor./ REL

 

 

Posted Under:
Bota
Tagged:
Navalny noviçok Rusi

Nga e njëjta kategori

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i viktimave

më shumë...

Netanyahu paralajmëron Teheranin: Izraeli do përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi

më shumë...

Alarm për tregtinë globale! Pas Hormuzit, Irani mund të mbyllë edhe Bab el-Mandabin

më shumë...

Britania dhe BE nënshkruajnë traktatin historik për Gjibraltarin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:06

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën...

10:48

Aksident tragjik në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas...

10:44

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i...

10:28

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e...

10:25

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën...

10:21

Dita e 45-të e protestës në Tiranë,...

10:16

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari:...

10:10

Deklartata për spastrim etnik, Kosova shpall “non...

10:01

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama:...

9:35

“PS e PD janë bashkë për sistemin...

9:20

Po paratë e të korruptuarve ku janë?...

9:12

Netanyahu paralajmëron Teheranin: Izraeli do përgjigjet me...

9:11

Shqipëria do futet në BE me një...

8:46

Qentë e rrugës rikthehen në problem në...

8:18

Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike,...

8:15

Investimi në Zvërnec, Rama: Projekti do të...

8:06

Integrimi në BE/ Marta Kos: Përgëzime miqve...

7:59

Mbyllja e tre kapitujve, Rama: Reformat po...

7:36

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy...

7:18

Alarm për tregtinë globale! Pas Hormuzit, Irani...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona (EMRAT)
  • “Do të merrni një ofertë”, parashikimi i yjeve për secilën s...
  • Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, ligj...
  • Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon rregul...
  • E pazakontë në Francë, një re gjigante “pushton” bregun, tem...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.