Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi...

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në këshillim bashkiak të...

Netanyahu e quajti Britaninë një “Republikë Islamike”

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain, dy të arrestuar në...

Aksident i rëndë hekurudhor, treni me 150 pasagjerë del...

Avionët luftarakë të NATO-s rrëzojnë dronin që hyri në...

Përmbytje masive në Japoni, 6 viktima dhe mijëra të...

Havai i kërkon Trumpit më shumë armë për Ukrainën

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë...

Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet 44-vjeçari me rreth 2 kg kokainë

20 Qershor 09:59

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta, duke arrestuar një 44-vjeçar që dyshohet se furnizonte dhe shpërndante kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bulevardi”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga shtetasin S.K., 44 vjeç, banues në Vorë.

Sipas Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se ai do të transportonte një sasi të konsiderueshme kokaine në zonën e Bulevardit të Ri dhe në segmentet rrugore që lidhin Tiranën me Urën e Paskuqanit, u organizua ndërhyrja për kapjen e tij.

44-vjeçari u ndalua në rrugën “Riglata”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan dy paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale rreth 1 kilogram e 680 gramë.

Nga hetimet paraprake rezulton se ai furnizonte persona të tjerë me kokainë për shitje në doza, ndërsa një pjesë të saj dyshohet se e shpërndante vetë.

Policia bëri të ditur se gjatë operacioneve antidrogë të zhvilluara në muajt maj dhe qershor, në kuadër të operacionit “Zonat”, janë sekuestruar gjithsej rreth 1.5 kilogramë kokainë dhe 1.1 kilogramë heroinë.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
antidrogë në Tiranë arrestohet 44-vjeçari kokaine

Nga e njëjta kategori

Zjarri përfshin malin e Tërbunit në Pukë, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve, flakët po izolohen me mjete rrethanore

më shumë...

SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmbushin kandidatët

më shumë...

Kosova: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë dhe Malin e Zi në përballimin e zjarreve

më shumë...

Forcat e Armatosura në ballë të flakës në Lurë, ndërhyrje edhe nga ajri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:23

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

4:07

Zjarri përfshin malin e Tërbunit në Pukë,...

3:58

SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja...

3:47

Kosova: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë...

3:31

Forcat e Armatosura në ballë të flakës...

3:18

Trafik i rënduar në Elbasan, shoferët nuk...

3:16

A mund të pretendojë Moska se ende...

2:57

Kompensimi për transportin urban, Tatimet: Linjat e...

2:51

Ekonomiku ndër më të kërkuarit, programet ofrojnë...

2:18

Aksident në Durrës, makina përmbyset në mes...

2:13

PDK bllokon sërish zyrat e qeverisë, edhe...

2:00

Për 1 javë grabiti 8 biznese, “skifteri”...

1:29

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

1:29

Arti në zi, ndahet nga jeta aktori...

1:15

“Rikthimi” i Shkollës së Vashave, ndërtesa me...

1:08

Pse hidhet monedhë në det me 14...

12:50

Kurti iu bën thirrje partive për takim:...

12:35

Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në këshillim...

12:14

Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn...

11:33

DETAJE/ Antidroga bleu kokainë për të zbuluar...

Më të klikuarat

  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.