E diel, 1 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Durrës, makina përmbyset në mes të rrugës, dëmtohen 3 persona, mes tyre 1 fëmijë

Një tjetër aksident është regjistruar në Durrës, duke shënuar rastin e dytë brenda 24 orëve ku një automjet përfundon i përmbysur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysen Kërtusha”, pranë stadiumit, ku një automjet tip fuoristradë është kthyer përmbys. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i mjetit.

Në automjet ndodheshin dy pasagjerë, një grua dhe një fëmijë.

Fatmirësisht, të tre personat, përfshirë edhe drejtuesin e mjetit, kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta.

Reklamë

Ata janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, ambulanca ka mbërritur pas rreth 20 minutash, pavarësisht afërsisë së spitalit me zonën ku ndodhi aksidenti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë