Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në këshillim bashkiak të...

Netanyahu e quajti Britaninë një “Republikë Islamike”

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain, dy të arrestuar në...

Aksident i rëndë hekurudhor, treni me 150 pasagjerë del...

Avionët luftarakë të NATO-s rrëzojnë dronin që hyri në...

Përmbytje masive në Japoni, 6 viktima dhe mijëra të...

Havai i kërkon Trumpit më shumë armë për Ukrainën

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë...

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me...

Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 gusht

14 Gusht 12:14

Shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Marokut pa pasur nevojë për vizë për qëndrime afatshkurtra.

Vendimi i autoriteteve kompetente të Mbretërisë së Marokut hyn në fuqi më 15 gusht 2026.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e cila njofton se Ambasada e Mbretërisë së Marokut, e akredituar në Republikën e Shqipërisë dhe me seli në Romë, ka informuar zyrtarisht palën shqiptare për heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Marokut për qëndrime afatshkurtra.

“Ambasada e Mbretërisë së Marokut, e akredituar në Republikën e Shqipërisë, me seli në Romë, ka njoftuar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë se autoritetet kompetente marokene kanë vendosur heqjen e kërkesës për vizë për shtetasit e Republikës së Shqipërisë që udhëtojnë drejt Mbretërisë së Marokut për qëndrime afatshkurtra.

Ky vendim hyn në fuqi më 15 gusht 2026.

Vendimi lidhet me angazhimin e shprehur në Deklaratën e Përbashkët të nënshkruar më 1 mars 2025, ndërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Afrikan dhe Marokenëve Jashtë Vendit të Mbretërisë së Marokut dhe homologut të tij shqiptar, z. Igli Hasani, i cili në atë kohë mbante detyrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e MEPJ. 

Gjatë vizitës së Hasanit marsin e kaluar, dy ministrat  vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Marokut dhe riafirmuan angazhimin për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe kulturor. Shqipëria vlerësoi reformat e thella që Maroku ka ndërmarrë nën udhëheqjen e Mbretit Mohammed VI, si dhe përpjekjet për zhvillim politik, ekonomik dhe shoqëror, veçanërisht në kuadër të Modelit të Ri të Zhvillimit të Marokut.

Ministri i Jashtëm i Marokut,  Bourita njohu kontributin e Shqipërisë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe vlerësoi përpjekjet e saj për të promovuar marrëdhënie të mira fqinjësore. Ai nënvizoi përparimin e avancuar të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE dhe rikonfirmoi mbështetjen për aspiratën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe reformat gjithëpërfshirëse të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare në këtë drejtim.

Gjatë takimit u nënshkrua Deklarata e Përbashkët, e cila riafirmoi rolin e Marokut si një pol stabiliteti dhe zhvillimi në Afrikë. Deklarata vuri gjithashtu në dukje rëndësinë strategjike të Saharasë Perëndimore dhe rajonit të Sahelit, duke theksuar nevojën për paqe, siguri dhe zhvillim ekonomik si faktorë kyç për stabilitetin rajonal dhe global.

Ministri Hasani dhe homologu i tij gjithashtu ranë dakord për hapa konkretë në drejtim të bashkëpunimit ekonomik dhe sektorial, përmes promovimit të marrëveshjeve në energjinë e rinovueshme, turizmin dhe sigurinë ushqimore.

Në këtë kuadër, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) midis akademive diplomatike të të dy vendeve, për të forcuar bashkëpunimin në trajnimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të diplomatëve të ardhshëm.

Një tjetër arritje e rëndësishme ishte vendimi për organizimin e një Forumi të Biznesit deri në fund të vitit në Tiranë, duke krijuar mundësi për investime të reja.

Për të lehtësuar  lëvizshmërinë, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe turizmit, Maroku njoftoi se do të finalizojë së shpejti heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë për qëndrime afatshkurtra. Ky vendim (i cili do të hyjë në fuqi nesër, 15 gusht 2026) do të lehtësojë kontaktet mes qytetarëve dhe do të përmirësojë lidhjet ndërmjet dy vendeve.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Marok Viza

Nga e njëjta kategori

Aksident në Durrës, makina përmbyset në mes të rrugës, dëmtohen 3 persona, mes tyre 1 fëmijë

më shumë...

PDK bllokon sërish zyrat e qeverisë, edhe pas tërheqjes së LDK Albin Kurti kërkon marrëveshje

më shumë...

Për 1 javë grabiti 8 biznese, “skifteri” thyen masën e sigurisë arrest shtëpie, arrestohet nga policia

më shumë...

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:18

Aksident në Durrës, makina përmbyset në mes...

2:13

PDK bllokon sërish zyrat e qeverisë, edhe...

2:00

Për 1 javë grabiti 8 biznese, “skifteri”...

1:29

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

1:29

Arti në zi, ndahet nga jeta aktori...

1:15

“Rikthimi” i Shkollës së Vashave, ndërtesa me...

1:08

Pse hidhet monedhë në det me 14...

12:50

Kurti iu bën thirrje partive për takim:...

12:35

Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në këshillim...

12:14

Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn...

11:33

DETAJE/ Antidroga bleu kokainë për të zbuluar...

11:32

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe...

11:24

Zjarri në Daias dhe Gurrë, forcat ajrore...

11:12

Netanyahu e quajti Britaninë një “Republikë Islamike”

11:02

“Instagram” vjen me një ndryshim të ri

10:55

Policia aksion antidrogë në Tiranë, arrestohen dy...

10:46

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën...

10:25

Një muaj dietë vegane mund të ndikojë...

10:19

Përkeqësohet situata nga zjarri në Lurë, flakët...

10:05

Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në...

Më të klikuarat

  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.