Prej të paktën katër ditësh vijon lufta me flakët në parkun kombëtar “Lurë – Mali Dejës”.
Forcat e Armatosura janë dislokuar në perimetrin e fundit të vatrës së zjarrit për të mos lejuar avancimin e tij drejt banesave.
Pengimi i përhapjes së zjarrit po bëhet edhe pranë varrezave, ndërsa lufta vijon edhe nga ajri me avion zjarrfikës.
Në terren ndodhen me dhjetra forca zjarrfikëse të bashkisë Dibër, Agjensisë së Zonave të Mbrojtura, të shërbimit pyjor, administratës vendore dhe vullnetar nga komuniteti.





