Subscribe

Kryeministri Edi Rama nisi lehtësimin e masave. Në “Facebook”, ai njoftoi se nga e hëna, ushqimoret, bankat dhe farmacitë do të lejohen të qëndrojnë hapur deri në orën 17.30. Sipas tij, ky vendim u mor duke parë ecurinë pozitive të deritanishme të rasteve të reja.

 

“? DO TË ZGJEROJMË DUKE NISUR NGA E HËNA FASHËN ORARE TË SHËRBIMEVE USHQIMORE, FARMACEUTIKE DHE BANKARE, DERI NË ORËN 17.30

? DO TË ZGJEROJMË BRENDA JAVËS SË ARDHSHME (NËSE KURBA E INFEKSIONIT DO TË QËNDROJË NË TRENDIN AKTUAL) MUNDËSINË E LËVIZJES ME AUTOMJET PRIVAT TË ATYRE QË PUNOJNË NË HAPËSIRËN E LEJUAR TË AKTIVITETIT EKONOMIK”

 

Po ashtu, kreu i qeverisë tha se gjatë javës së ardhshme do të miratohen ndryshimet në Kodin Penal për COVID-19 si edhe do të zgjerohet paketa financiare.

 

“? DO TË MIRATOJMË JAVËN QË VJEN NË PARLAMENT RISITË E KODIT PENAL / RRUGOR PËR PERIUDHËN E GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME TË EPIDEMISË

? DO TË PËRGATISIM BRENDA JAVËS TJETËR RREGULLOREN E STANDARDEVE BAZË TË SIGURISË PËR NJËSITË EKONOMIKE TË SHËRBIMIT QË DO TË HAPEN NË JAVËT E MËTEJSHME

? DO TË PUBLIKOJMË FILLIMJAVËN E ARDHSHME, PAKETËN E ZGJERUAR TË MBËSHTETJES FINANCIARE.”

 

Nga zgjerimi i paketës, sipas Ramës, do të përfitojnë drejtpërdrejtë bizneset e vogla që u goditën ndjeshëm në xhiron e tyre edhe pse nuk u mbyllën. Këtu renditen agjencitë turistike, rrobaqepësitë, mobileritë e vogla, hidraulikë, elektriçistë, shoferët e taksive, kancelari, lavazhe të liçencuara dhe shoferët e linjave të transportit urban. Gjithashtu në listë përshihen edhe bizneset e mëdha që figurojnë të goditur dhe sektorët e turizmit e të industrisë fason.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *