Subscribe

Në tre dekadat e fundit Tirana është kthyer në kryefjalën e zhvillimit ekonomik të vendit, por si në cdo metropol tjetër ai po kalon pasojat e këtij transformimi, me ndërtime të shumta, një popullsi që rritet cdo vit por dhe me plot sfida per te jetuar shëndetshëm dhe pa stres….

Dy femenomenet e fundit që goditen vendin, fillimisht tërmeti dhe tashmë pandemia kanë ndikuar në sjelljen konsumatore si dhe qasjen që ata kanë ndaj të jetuarit në mënyrë të sigurt, në harmoni me natyrën por dhe larg zhurmave dhe stresit të përditshëm që ofron jeta urbane.

Agjentët e tregut imobiliar në vend thonë se ka një kërkesë të shtuar për të zgjedhur periferinë e kryqytetit. Liqeni i Farkës është një nga zonat më të preferuara.

Fokusi i ndërtimeve në këtë zonë janë rezidencat. Një e tilllë është edhe “Quiet Lake”, ku shërbimet janë të përqëndruara në një ambient të vetëm duke ju përshtatur kërkeseave të klienteve.

Keto vila qe po shikoni i përkasin Gjirit te Lalzit, një ndër zonat më të bukura bregdetare të vendit. Në këtë kohë pandemie togfjalëshi që kemi dëgjuar më shumë është distancimi social.

Ky koncept konkretizohet më së miri në ndërtimet komode dhe moderne që ofron resorti San Pietro, zona më e këkuar, për shkak edhe të afërsisë me Tiranën.

Pozicioni gjeografik i Gjirit të Lalzit, fare pranë Tiranës , Durrësit dhe aeroportit të Rinasit, po e kthen këtë zonë në një destinacion shumë të kërkuar nga qytetarët të cilët tashmë po e zgjedhin atë për të patur edhe shtëpinë e parë për banim.

Blerja e një pasurie të patundshme në periferi apo bregdet do të vijojë të mbetet investimi më i sigurt për të gjithë ata që duan të jetojnë në harmoninë e natyrës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *