Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 June 2026
Vizion fokus

Rrëzohet kërkesa e PD për protestën, PS: Jo interpelancë...

Ballkaniada e pingpongut në Elbasan, 13 vende pjesmarrëse, në...

“Mendova se do të vdisja”, dëshmi tronditëse nga Venezuela...

Operacioni policor, një i arrestuar dhe një i proceduar...

Vodhën banesën duke kërcënuar pronarin me thika, arrestohen 2...

Plagosi me thikë 3 persona, mes tyre babë e...

“Vigjilenca 3”, operacion kundër narkotikëve në Kurbin, arrestohen dy...

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë!...

Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim...

NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia

25 Qershor 09:52

Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën të martën në mbrëmje (24.06.) në pallatin Huis ten Bosch në Hagë për një darkë shtetërore të organizuar nga familja mbretërore holandeze, me rastin e samit të aleancës perëndimore të mbrojtjes. Ky takim është takimi i parë i NATO-s në të cilin merr pjesë presidenti Donald Trump, pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë. Si mysafir i çiftit mbretëror holandez Presidenti i SHBA-së do të qëndrojë në Pallatin Huis ten Bosch gjatë samitit dy-ditor në Hagë.

Tema kryesore e takimit është marrja e vendimit për shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen dhe për armatosjen e NATO-s, që do të jenë më të mëdhatë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Deri në vitin 2035 shpenzimet për mbrojtjen pritet të arrijnë në pesë përqind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB). Aktualisht ato janë dy përqind. Në të ardhmen të paktën 3.5 përqind e PBB-së duhet të shpenzohet për shpenzimet e zakonshme ushtarake. Përveç kësaj në shumën prej 5% do të merren në konsideratë edhe investimet për luftën kundër terrorizmit ose për infrastrukturën që mund të përdoret edhe nga ushtria.

Merz: Gjermania e gatshme për më shumë përgjegjësi

Kancelari Friedrich Merz që përfaqëson Gjermaninë në takim, tha para nisjes për në Hagë se Gjermania është e gatshme të marrë më shumë përgjegjësibrenda aleancës. “Gjermania është rikthyer në skenën evropiane dhe ndërkombëtare”, tha Merz.

Në një deklaratë qeveritare para samitit kancelari Merz kritikoi Presidentin Putin që vazhdon të mos shfaqë gatishmëri për paqe. Ai bëri sërish thirrje për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe shprehu besimin se edhe qeveria amerikane do ta ndjekë këtë rrugë. “Putini e kupton vetëm gjuhën e forcës”, theksoi Merz.

Lajka për Trumpin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i dërgoi një mesazh lajkatues presidentit Trump, një screenshot të të cilit Trumpi e botoi tek portali i tij Truth Social. Në mesazhin e tij personal Rutte shkrunte: “Nuk ishte e lehtë, por i bëmë të gjithë të nënshkruanin premtimin për 5 përqindëshin! Donald, ti na ke çuar në një moment vërtet, vërtet të rëndësishëm për Amerikën, Evropën dhe botën.”

Në stilin e Trumpit, i cili përdor shkronja të mëdha, Rutte shtoi: “Europe is going to pay in a BIG way, as they should, and it will be your win.”

Rol figuranti për Zelenskin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, i cili merr pjesë si i ftuar në takim, do të ketë më tepër një rol figuranti. Nën presionin e Trumpit aleanca nuk do t’i lëshojë Ukrainës një çek të ri me vlerë në miliarda. Po ashtu sipas diplomatëve në deklaratën përfundimtare nuk do të përmendet ideja e një perspektive pranimi në NATO për Ukrainën – ndryshe pra nga samiti i fundit në Uashington me paraardhësin e Trumpit, Joe Biden.

Në përgjithësi samiti në Hagë shënon një hap prapa për Ukrainën. Vitin e kaluar presidenti ukrainas ishte ende në qendër të vëmendjes: aleatët i premtuan atij mbështetje me një vlerë prej 40 miliardë eurosh dhe në fund madje i ofruan rreth 50 miliardë euro. Po ashtu me kërkesën e SHBA-së, Zelenski nuk do të jetë në seancën e samitit.

Rutte përpiqet të qetësojë Zelenskin

Rutte u përpoq ta qetësonte Zelenskin, i cili është i shqetësuar se lufta në Ukrainë nuk është më në vëmendjen e aleancës. Rutte i tha Zelenksit se vendimet e marra vjet në Uashington vazhdojnë të jenë të vlefshme.

Për takimin e këtij viti presidenti Trump e kundërshtoi çdo përmendje të mëtejshme idesë së anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Trumpi ende shpreson se t’i japë fund luftës agresore ruse duke i bërë lëshime udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin. Njëri prej tyre është që në këmbim të një armëpushimi Ukraina duhet të heqë dorë për momentin nga anëtarësimi në NATO./DW

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Armatim NATO Rusi

Nga e njëjta kategori

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës

më shumë...

Rrëzohet kërkesa e PD për protestën, PS: Jo interpelancë me Ramën, Balla: Në republikat parlamentare s’ka kufizim mandati

më shumë...

Ndryshon ligji për Shërbimin Sekret, opozita voton kundër: Të dhënat për stabilitetin e brendshëm mund të keqpërdoren

më shumë...

Kujdes, ky gabim i thjeshtë në vapë mund të rrezikojë jetën e fëmijës tënd

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

3:35

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë...

3:34

Rrëzohet kërkesa e PD për protestën, PS:...

3:13

Ndryshon ligji për Shërbimin Sekret, opozita voton...

2:55

Kujdes, ky gabim i thjeshtë në vapë...

2:49

Abuzuan me fondet shtetërore dhe skemën e...

2:47

Ballkaniada e pingpongut në Elbasan, 13 vende...

2:30

Lamallari firmos urdhrin: Ikball Berisha shpallet “non...

2:26

“Mendova se do të vdisja”, dëshmi tronditëse...

2:25

Operacioni policor, një i arrestuar dhe një...

2:17

Zhvillohet provimi i matematikës, nxënësit e klasave...

2:09

Studimi: Punët e shtëpisë mund të ndikojnë...

1:41

Vodhën banesën duke kërcënuar pronarin me thika,...

1:22

Plagosi me thikë 3 persona, mes tyre...

1:09

IMT shemb tre objekte pranë Rrugës Transballkanike...

1:05

“Vigjilenca 3”, operacion kundër narkotikëve në Kurbin,...

12:58

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s...

12:53

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga tërmetet...

12:38

Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund...

12:13

Kalendari i aplikimeve universitare, maturantët duhet të...

12:07

“Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon...

Më të klikuarat

  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë
  • Frikë për 100 mijë të vdekur në Venezuelë, lagje të rrafshua...
  • “Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të bëni ndry...
  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.