Subscribe

Pas deklaratës së një ditë më parë me tona tejet të qeta, kur i bënte thirrje mazhorancës  që të reflektonte për kthimin e Kodit Zgjedhor dhe të pritej opinion i Komisionit të Venecias, Ilir Meta ka vijuar dhe të martën thirrjet e tij për durim.

 

Me një shkresë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku e vë në dijeni për kërkesën drejtuar Komisionit të Venecias, institucioni i Presidencës ripërsërit apelin e Metës.

Gjejmë rastin të përsërisim edhe një herë thirrjen e Presidentit të Republikës se, tashmë pas kthimit në Kuvend të ligjit nr.118/2020, Kuvendi i Shqipërisë (duke filluar që nga komisionet përgjegjëse parlamentare) duhet ta rishqyrtojë këtë nisëm nën dritën e arsyetimit të Dekretit dhe të rekomandimeve të pritshme të Komisionit të Venecias, i cili është investuar tashmë nga President ii Republikës mbi këtë çështje.

 

Por Edi Rama ka mbajtur te njëjtin qëndrim te prere se mazhoranca nuk do të humbë kohë me kodin pavarësisht se mirëpret Venecian. Këtë qëndrim lideri I mazhorancës i ka bërë të qartë edhe komisionerit të zgjerimit,

 

Për Ramën koha nuk premton për ato që i cilëson tentative të Metës për bllokim.

 

EDI RAMA

 

Koha është jashtëzakonisht e ngushëm për të mos thënë e pamundur por ne nuk kemi asnjë arsye të mos e refuzojmë në sekondën e parë që kalon afati i procedurës, Ilir Metën me të gjithë këtë përpjekje që është botërisht tashmë e identifikuar si një përpjekje e një lideri alternativ të një opozite të coptuar dhe lideri absolut i një paritë të degraduar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *