Legjenda e futbollit italian dhe e AC Milanit, Franco Baresi, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Lajmi u konfirmua këtë të premte nga klubi ku ai shkroi historinë si futbollist dhe kapiten.
Në një mesazh prekës, AC Milan shkroi se “i gjithë klubi është në lot”, duke theksuar se integriteti, lidershipi dhe shembulli i Baresit do të mbeten përgjithmonë pjesë e ADN-së së klubit. Numri i tij legjendar 6 ishte tërhequr nga përdorimi në nder të kontributit të tij.
Baresi e kaloi të gjithë karrierën e tij 20-vjeçare me fanellën e Milanit, ku fitoi 6 tituj të Serie A, 3 trofe europianë dhe mbajti shiritin e kapitenit për 15 sezone. Me kombëtaren italiane, ai u shpall kampion bote në vitin 1982 dhe udhëhoqi “Axurrët” deri në finalen e Kupës së Botës në vitin 1994.
I konsideruar si një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit, Franco Baresi la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, duke u bërë simbol i besnikërisë, lidershipit dhe elegancës në fushën e lojës.





