Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon konstituimi i...

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”, 10 mln...

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti i Serbisë...

Kush do të jetë presidenti i ri i Hungarisë?...

“Një trekëndësh bllokoi qiellin në 2002”, Pentagoni publikon dosje...

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

Abdixhiku rikonfirmohet në krye të LDK

30 Korrik 21:51

Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij gjatë Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, të mbajtur këtë të enjte.

Në Kuvend morën pjesë 328 nga 355 delegatë me të drejtë vote, të cilët u thirrën për të vendosur nëse Abdixhiku do të vazhdonte të drejtonte partinë apo do të largohej nga posti i kryetarit.

Procesi i votimit u zhvillua pas kërkesës së një grupi delegatësh për rishikimin e udhëheqjes së LDK-së, duke e kthyer mbledhjen në një test të rëndësishëm për drejtimin e partisë.

Në përfundim të votimit, Abdixhiku mori besimin e delegatëve dhe u rikonfirmua në detyrë, duke i mbijetuar nismës për shkarkimin e tij.

Lumir Abdixhiku është kryetari i katërt në historinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë më të vjetër politike në vend.

Në fjalën hyrëse në këtë kuvend, Abdixhiku e cilësoi “të gabuar, të pavend dhe të pakohë” nismën për shkarkimin e tij.

“E konsideroj të gabuar, vjen në mënyrë të njënashme, në një kohë të ndjeshme për vendin dhe kohë përcaktuese për partinë tonë”, tha ai.

Sipas tij, nga ky kuvend që për qëllim rrëzimin e kreut partiak, LDK-ja nuk del më e fortë, më e organizuar e as më e bashkuar. Ai argumentoi se brenda pak muajsh ishte paraparë që të mbahej procesi i rregullt zgjedhor në parti, duke thënë se nuk do të kishte nevojë për rrëzim, por për zgjedhjen e udhëheqjes së re.

Abdixhiku tha se ky kuvend po mbahet në periudhën kur Kosova po përballet me një prej krizave më të mëdha institucionale në dekadat e fundit, dhe sipas tij, “zgjedhjet e reja që na rrinë mbi qafë sërish”. Ai kujtoi se më 31 janar kishte fituar votëbesimin e partisë për të vazhduar udhëheqjen, ndonëse theksoi se kuvendi atëbotë ishte thirrur pasi partia kishte shënuar rezultat më të keq në zgjedhjet e shkurtit, sesa shënoi në qershor.

“Me cilën logjikë vazhdohet me rezultat më të keq, e rrëzohet me rezultat më të mirë”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, përgjegjësinë për punën i jep aktivistëve që u angazhuan gjatë fushatës zgjedhore dhe që e mbrojtën partinë, e jo atyre, që sipas Abdixhikut, refuzuan të merrnin pjesë në organet e partisë e në betejat politike.

Abdixhiku tha se së voni delegatët janë përballur me presione dhe kërcënime për nënshkrimet për nismën kundër tij, duke argumentuar se kjo nuk është mendësia rugoviane.

“Unë sot e vendosi fatin tim në duart tuaj, edhe njëherë. Ju, ju lutem vendoseni fatin e Kosovës dhe LDK-së, mbi fatin tim”, tha Abdixhiku, duke shtuar se do të pranojë rezultatin e këtij kuvendi.

Abdixhiku e thirri këtë kuvend të jashtëzakonshëm më 27 korrik, pasi qindra delegatë dorëzuan nismën për shkarkimin e tij, pas pakënaqësive me rezultatin e zgjedhjeve të qershorit, ku LDK-ja doli fuqia e tretë politike me 18 deputetë, në Kuvendin me 120 mandate.

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Abdixhiku LDK Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon konstituimi i Kuvendit, vendi shkon sërish në zgjedhje

më shumë...

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”, 10 mln dollarë pritet të jete oferta më e lartë e topit të golit të Maradonës

më shumë...

Festivali i folklorit në Kotë, 25 grupe marrin pjesë në edicionin e katërt të aktivitetit

më shumë...

Siguria rrugore, Hita në terren: Një rregull i respektuar, është një jetë e shpëtuar!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:34

EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut,...

12:12

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon...

12:10

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”,...

11:56

Festivali i folklorit në Kotë, 25 grupe...

11:55

Siguria rrugore, Hita në terren: Një rregull...

11:48

Sherr në burgun e Fierit, dy të...

11:33

Njëri u vendosi zjarrin dy makinave, tjetri...

11:25

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti...

11:16

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e...

10:39

Kush do të jetë presidenti i ri...

10:04

Flakët përfshijnë furgonin që vinte nga Maqedonia...

10:04

U ekstradua nga Kolumbia, GJKKO lë në...

9:44

“Një trekëndësh bllokoi qiellin në 2002”, Pentagoni...

9:24

Fluks i shtuar në portin e Vlorës,...

9:20

U konfirmua nga Senati si ambasador, Ambasada...

9:02

Djegia e mbeturinave në landfillin e Krujës,...

8:45

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, një...

8:23

Termometri prek 40°C në Tiranë, “përvëlohen” Elbasani...

8:20

Prej 5 ditësh nën pushtimin e flakëve,...

8:02

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Gusht...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.