Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit...

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen plotësisht nga...

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake të Iranit

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra banorë pasi...

Evropa rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit të motit,...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep...

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri...

Trump: Është arritur marrëveshja për çarmatimin e Hamasit

31 Korrik 09:04

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se bisedimet e zhvilluara të enjten në Kajro mes ndërmjetësve dhe udhëheqësve të Hamasit kanë çuar në arritjen e një marrëveshjeje për çarmatimin e grupit militant me faza në Gazë.

Megjithatë, një zyrtar i Hamasit e përshkroi marrëveshjen si draft, ndërsa zyrtarë amerikanë thanë se Izraeli nuk është i bindur se grupi militant palestinez do t’i dorëzojë armët.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Sot, Bordi i Paqes arriti një marrëveshje historike për çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gazë”, tha Trump në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se çarmatimi do të bëhet me faza.

“Ky është një hap i madh drejt një paqeje dhe sigurie të qëndrueshme”, nënvizoi Trump.

Trump tha se marrëveshja është hap vendimtar drejt krijimit të një qeverie të re palestineze që do ta qeverisë Gazën dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të ashtuquajturin Bord i Paqes.

“Në të njëjtën kohë, Izraeli do të ketë sigurinë që meriton, pasi Gaza nuk do të përdoret më si bazë për sulme terroriste”, shtoi ai.

Një burim i Hamasit i tha Reutersit se “draft-marrëveshja” parashikon që armët e rënda të ruhen dhe të mbeten vetëm nën kontrollin e një administrate palestineze, dhe ato nuk mund t’i dorëzohen Izraelit.

“Nuk do të ndërmarrim asnjë veprim lidhur me çarmatimin para se Izraeli të tërhiqet nga Rripi i Gazës”, tha për Al Jazeera Ghazi Hamad, anëtar i ekipit negociator të Hamasit.

Një zyrtar amerikan u tha gazetarëve të enjten se Izraeli është “shumë skeptik se Hamasi do të çarmatoset”.

“Ne jemi shumë të bindur se ata do t’i përmbahen marrëveshjes”, shtoi zyrtari amerikan. “Nëse nuk e bëjnë, padyshim që presidenti Trump do të jetë shumë, shumë i zhgënjyer”.

Po ashtu, u ngritën pikëpyetje edhe për kohëzgjatjen e procesit. Një zyrtar i Bordit të Paqes vlerësoi se ai mund të zgjasë nga 200 deri në 320 ditë, por një zyrtar amerikan e hodhi poshtë këtë afat.

Një zyrtar izraelit, i cili foli në kushte anonimiteti, tha para njoftimit të Trumpit se Izraeli kishte refuzuar një propozim.

“Izraeli kërkon çarmatimin e plotë të Hamasit, përfshirë largimin e të gjitha armëve nga Gaza dhe demilitarizimin e plotë të Rripit si parakusht për çdo proces”, tha ai të enjten.

“Dokumenti me 15 pika nuk jep përgjigje të kënaqshme ndaj këtyre kërkesave dhe Izraeli i ka bërë të ditura mospajtimet e veta”.

Udhëheqësit e Hamasit zhvilluan bisedime me ndërmjetës nga Egjipti, Katari dhe Turqia për fazën e dytë të planit të Trumpit për Gazën, ashtu siç ua kishte paraqitur Bordi i tij i Paqes.

Trump e krijoi këtë bord për ta mbikëqyrur planin që synon përfundimin e luftës së Izraelit në Gazë dhe rindërtimin e territorit të shkatërruar palestinez.

Pjesë e këtij bordi është edhe Kosova.

Ai emëroi anëtarët e bordit, duke e vendosur veten në krye të tij, dhe vitin e kaluar tha se ky organ do të mbikëqyrte qeverisjen e përkohshme të Gazës.

“Përpara nesh është një Gazë e rindërtuar, e qeverisur nga palestinezët dhe në paqe me Izraelin, me një perspektivë politike drejt një zgjidhjeje kuptimplotë të konfliktit izraelito-palestinez”, tha në një deklaratë Nickolay Mladenov, i dërguari i Bordit të Paqes për Gazën, pas postimit të presidentit.

Zyrtarët e përfshirë në bisedime ndanë pak hollësi lidhur me planet për rindërtimin e Gazës.

Plani parashikon gjithashtu rritjen e ndihmës humanitare, qeverisjen nga një administratë civile palestineze, tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza dhe vendosjen e një force ndërkombëtare për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë.

Dorëzimi i armëve mund të jetë pengesa kryesore

Realiteti në terren në Gazë, deri tani, mbetet larg synimeve të marrëveshjes.

Hamasi kërkon që Izraeli të zotohet për ndërprerjen e sulmeve ndaj Gazës dhe t’i tërheqë forcat e tij.

Ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me armët e lehta ose ato personale, apo nëse qëndrimi i ri i Hamasit do të pranohet nga Izraeli ose nga Bordi i Paqes.

Një diplomat i përfshirë në bisedime tha se plani përfshin eliminimin e tuneleve, depove të armëve dhe objekteve për prodhimin e armëve, duke shtuar se në fund të procesit nuk do të mbetet asnjë infrastrukturë ushtarake e grupeve militante në Gazë.

“Kjo nuk është në të vërtetë një marrëveshje e bazuar te besimi”, tha të enjten një zyrtar amerikan, duke e cilësuar atë si një “marrëveshje të bazuar në përmbushjen e kushteve”.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka vazhduar ta zgjerojë kontrollin e saj ushtarak në Gazë, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli synon ta zgjerojë zonën nën kontrollin e tij në 70 për qind të enklavës.

Ende mbetet e paqartë se sa trupa do të jenë në dispozicion për t’u vendosur në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (FNS) dhe nëse trupat izraelite do të tërhiqen nga enklava.

Kosova është në mesin e pesë shteteve të para – së bashku me Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë – që janë zotuar për angazhim në këtë mision, me qëllim ofrimin e sigurisë dhe mbikëqyrjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Në maj të këtij viti, Kosova dërgoi një ekip ushtarësh në Gazë, për të bërë vlerësimin e vendit ku do të veprojë si pjesë e misionit paqeruajtës.

Sulmet vazhdojnë

Zyrtarët shëndetësorë thanë se sulme të ndara izraelite vranë të paktën dy fëmijë, një grua dhe tre burra në Gazë të enjten.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur militantë të Hamasit në enklavë.

Armëpushimi në Gazë është shkelur vazhdimisht. Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë dhe autoriteteve izraelite, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në tetor, më shumë se 1.200 palestinezë, kryesisht civilë, janë vrarë nga sulmet izraelite, ndërsa katër ushtarë izraelitë janë vrarë nga militantët.

Hamasi zakonisht nuk publikon të dhëna për humbjet në radhët e veta./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Hamasi trump

Nga e njëjta kategori

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA

më shumë...

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen plotësisht nga flakët

më shumë...

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake të Iranit

më shumë...

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra banorë pasi flakët iu afruan banesave

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:55

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

10:53

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën...

10:41

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen...

10:37

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake...

10:23

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra...

10:21

Evropa rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

10:12

Mos i injoroni këto ndryshime në fytyrë,...

10:01

A ndikojnë ëndrrat në gjendjen tonë emocionale

9:47

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin...

9:46

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:10

A është një dush i ftohtë mënyra...

8:48

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit...

8:42

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:30

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:54

Moti i keq në Japoni, shkon në...

7:42

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit...

7:42

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet...

7:20

Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti, shkumbohet kuzhina

6:31

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur,...

6:27

Stuhi e fortë dhe rrebesh shiu në...

Më të klikuarat

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • Arti në zi, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Osman Buzo
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.