Subscribe

Bashkia e Tiranës publikoi masat për zhvillimin e Maratonës së Tiranës ditën e nesërme. Nënkryetari Andi Seferi kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve pasi do të ketë kufizime të lëvizjeve. Kështu nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve përgjatë segmentit të maratonës nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 14:00.
Ndërprerje do të ketë dhe transporti urban. Sipas bashkisë, iteneraret e linjave që preken nga ky plan do të ndërpriten gjatë zhvillimit të aktivitetit. Seferi tha se kjo maratonë e para në llojin e saj në Shqipëri është sipas standardeve ndërkombëtare, ndërsa do të kthehet në një traditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *