Subscribe

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, në një intervistë për 7pa5 në Vizion Plus është pyetur për marrëdhënien me paraardhësin e tij, Lulzim Basha.

 

Veliaj tha se nuk ka konflikt me kryedemokratin Lulzim Basha ndërsa thekson se ndjen keqardhje për shansin që ai ka humbur për të punuar në bashki.

 

 

“As me zotin Basha, përkundrazi. Unë thjesht besoj se ai humbi një shans. Dmth, më vjen keq se po të kishte patur një punë në bashki, edhe teksa aplikon për një punë tjetër për të disatën herë CV-ja e tij do të dukej më mirë se kur kandidon, ti shkon tek publiku që është punëdhënësi. Përvec kësaj keqardhje, unë s’kam konflikt me njeri. Edhe kur takohemi në raste të tilla, vaki etj, jemi njerëz civil, kemi qënë uë të njëjtën shkollë, cuna tirane. Nuk shoh asnjë arsye se pse duhet të vijojë kjo kulturë. Këta kanë një stil tjetër të të bërit politikë. Me të shara, me shpifje. Secili në sportin e vet. ”, shpreh Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *