Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 June 2026
Vizion fokus

Ukraina intensifikon operacionet, Zelensky miraton plan 40-ditor për presion...

“Benz”-i përfundon jashtë rrugës në Sarandë, ndahet më “dysh”...

Venezuelë/ Momenti kur një grua nxirret gjallë nga rrënojat...

Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe...

Mrekulli mes rrënojave në Venezuelë! Familjarët gërmojnë me duar,...

Bilanci i viktimave në Venezuelë shkon në 235 pas...

Rama numëron arritjet e qeverisë dhe ironizon thirrjet për...

“Më irriton arroganca e Ramës”/ Aktivisti tregon skenarin e...

“Rama bën kopshtarin, blogerin, jo kryeministrin”, Caca: Nuk merret...

Rama publikoi foton e tij para Kryeministrisë, aktivisti në...

Kufiri detar me Greqinë/ Meta: Nuk do të pranoj cenimin e interesave kombëtare të Shqipërisë

17 Shkurt 15:13

Presidenti  Meta, priti në një takim me kërkesë të tyre, aktivistë të shoqërisë civile dhe anëtarë të botës akademike, të angazhuar pranë Akademisë “Rrënjët tona”, të cilët shprehën shqetësimet e tyre lidhur me çështjen e negociatave me Greqinë, për delimitimin e zonave detare midis dy vendeve tona, raporton Vizion Plus.

Duke shprehur mirëkuptimin për ndjeshmërinë e lartë të tyre dhe pasi i garantoi se do të vijojë të dëgjojë me vëmendje çdo zë të shoqërisë civile, Kreu i Shtetit i informoi të pranishmit në takim se:

“Kryeministri në detyrë, Edi Rama, nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare.”

 

Meta, i informoi të pranishmit për të gjitha përpjekjet e tij për zgjidhjen e kësaj çështjeje shumë të rëndësishme në respekt të Kushtetutës, vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nëpërmjet bashkëpunimit institucional.

 

“Për çdo zhvillim, që lidhet drejtpërdrejt apo ndikon në procesin e negociatave për delimitimin e hapësirës detare midis dy vendeve, kam kërkuar informacion shterues dhe një analizë të plotë nga qeveria shqiptare, sipas përgjegjësive, që i takojnë sipas ligjit.

 

Meta garantoi se mbetet bashkëpunues e transparent me Qeverinë, Kuvendin dhe institucionet e tjera kushtetuese, në dobi të interesit kombëtar dhe të zbatimit rigoroz të Kushtetutës.

 

I siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë, se do të vijoj të ushtroj detyrat e mia me përgjegjësinë maksimale shtetërore e kushtetuese dhe se nuk do të pranoj për asnjë çast të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.U rikujtoj edhe një herë përfaqësuesve të institucioneve në të gjithë nivelin hierarkik shtetëror, detyrimin dhe përgjegjësinë, që kanë për përputhshmërinë e plotë të veprimtarisë së tyre, në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare.Ata duhet të përmbushin në mënyrë rigoroze përgjegjësitë e tyre ligjore, në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë e kuadrit të brendshëm ligjor, në interes së ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial, juridiksionit kombëtar, garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit”, – u shpreh ndër të tjera gjatë këtij takimi, Presidenti Meta.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Kufiri Detar meta president Shoqeria civile shqiperia

Nga e njëjta kategori

Rama pret ish presidentin francez, kryeministri i dorëzon Francois Hollande Medaljen e Artë të mirënjohjes

më shumë...

“Benz”-i përfundon jashtë rrugës në Sarandë, ndahet më “dysh” nga barrierat mbrojtëse, shpëton turisti

më shumë...

Europa në alarm nga i nxehti, rritet numri i viktimave që lidhen me temperaturat ekstreme

më shumë...

Ndotet vija bregdetare e Himarës, reagon bashkia: Janë marrë mostra për të përcaktuar shkakun

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

1:47

Ukraina intensifikon operacionet, Zelensky miraton plan 40-ditor...

1:44

Rama pret ish presidentin francez, kryeministri i...

12:40

“Benz”-i përfundon jashtë rrugës në Sarandë, ndahet...

12:21

Studimi zbulon se njerëzit që hanë këtë...

12:10

Europa në alarm nga i nxehti, rritet...

11:59

Venezuelë/ Momenti kur një grua nxirret gjallë...

10:57

Ndotet vija bregdetare e Himarës, reagon bashkia:...

10:54

EMRI/ Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari...

10:44

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë,...

10:17

Aplikimi për kreditë e buta në Tiranë,...

10:15

Plaurent Dervishaj në burg për jetë, 35...

10:14

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë, MABCO...

10:09

Rritet numri i studentëve të helmuar, AKU...

10:08

Masat për sezonin veror, Lamallari: Siguri më...

9:28

Sezoni turistik, Kryepolici Hita prezanton planin e...

9:19

Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e...

9:10

Mrekulli mes rrënojave në Venezuelë! Familjarët gërmojnë...

9:01

Shkodër/ Konflikt me armë mes fqinjëve, arrestohen...

8:58

Bilanci i viktimave në Venezuelë shkon në...

8:26

Horoskopi i sotëm: Dashuria, puna dhe surprizat...

Më të klikuarat

  • “Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të bëni ndry...
  • Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë të përqe...
  • Të shtëna me armë zjarri në Shkodër
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • “Berisha një “kufomë” politike”, Muçi: Mekanizmi i patronazh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.