Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e...

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës me Milanin

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet tre cisterna...

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte...

Witkoff dhe Kushner do të takohen me të dërguarin...

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump zbulon suksesin...

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por statistikat paralajmërojnë...

Europa në alarm nga i nxehti, rritet numri i viktimave që lidhen me temperaturat ekstreme

26 Qershor 12:10

Europa po përballet me një nga valët më të rënda të të nxehtit të viteve të fundit, me temperatura rekord, viktima në rritje, ndërsa autoritetet janë në alarm në dhjetëra vende.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, mbi 100 milionë europianë janë ekspozuar ndaj temperaturave që tejkalojnë 35 gradë Celsius, ndërsa në shumë zona të Francës, Spanjës, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Zvicrës termometri ka kaluar kufirin e 40 gradëve.

Bilanci i viktimave vijon të rëndohet. Në Spanjë, sistemi kombëtar i monitorimit të vdekshmërisë ka lidhur mbi 200 vdekje me temperaturat ekstreme vetëm gjatë ditëve të fundit.

Në Francë janë regjistruar viktima nga goditja e të nxehtit, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën edhe nga mbytjet, teksa kërkonin freski në lumenj, liqene dhe dete. Në Britaninë e Madhe, shërbimet e urgjencës raportojnë numrin më të lartë ndonjëherë të rasteve kritike të lidhura me vapën.

Temperaturat rekord kanë paralizuar edhe jetën e përditshme. Mijëra shkolla janë mbyllur ose kanë reduktuar orarin e mësimit në Francë dhe Britani, ndërsa rrjetet energjetike dhe transporti po përballen me vështirësi për shkak të konsumit të lartë dhe mbingarkesës së infrastrukturës nga nxehtësia. Në Francë, dhjetëra mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa autoritetet kanë vendosur kufizime të reja për aktivitetet në ambiente të hapura.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po i bëjnë episode të tilla gjithnjë e më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive. Parashikimet tregojnë se temperaturat ekstreme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me autoritetet që u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të veçantë për të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
moti Paris

Nga e njëjta kategori

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon në supersfidën me Vllazninë

më shumë...

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund të mbeten peng i një ligji të ri

më shumë...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 euro bonus për administratën dhe pagë minimale 1,000 euro

më shumë...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi përmbys Napolin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

7:21

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës...

6:46

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne...

6:36

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet...

6:12

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë,...

5:31

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në...

5:21

Witkoff dhe Kushner do të takohen me...

5:08

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump...

4:45

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por...

4:39

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile...

4:37

Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat...

4:23

Kush do të dalë nga kriza? Vllaznia-Partizani,...

4:20

U fut në parakalim në kthesë, shoferit...

4:02

Rusia urdhëron një armëpushim 3-ditor në Ukrainë

3:40

Zjarr në qarkun e Shkodrës, kërkohen ndërhyrje...

Më të klikuarat

  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • “Edi, miku im”, Meloni falenderon Ramën për urim...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.