E enjte, 29 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Venezuelë/ Momenti kur një grua nxirret gjallë nga rrënojat e tërmetit, dëshmia tronditëse

Një grua, Graciela Mora, është shpëtuar e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në La Guaira, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Venezuelën.

Ajo u gjet ende në jetë nga ekipet e emergjencës dhe vullnetarët, të cilët e nxorën me barelë nga rrënojat. Sipas dëshmisë së saj, gjatë lëkundjeve sizmike ajo ishte kapur fort pas kornizës së derës, deri në atë pikë sa kishte pësuar edhe thyerje të gishtit.

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

Reklamë

A post shared by Vladimir Kislinger (@vladimirkislinger)

Mora rrëfen se qëndroi e mbajtur pas derës deri në momentin kur u shembën plotësisht katet e ndërtesës “Perla Mar”, ku jetonte në katin e tetë.

Pamjet e shpëtimit pasqyrojnë shkatërrimin e madh të shkaktuar nga tërmeti, si dhe përpjekjet e pandërprera të ekipeve të kërkim-shpëtimit për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë