Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka miratuar një operacion të ri 40-ditor të shërbimeve të inteligjencës, me synimin për të rritur presionin ndaj Rusisë që të ulet në tryezën e negociatave për një marrëveshje paqeje. Ai e bëri të ditur vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale, pas një takimi me kreun e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi operacionin.
Sipas Zelenskyt, sulmet me dronë ndaj infrastrukturës ushtarake ruse dhe objekteve të naftës e gazit përbëjnë “sanksione të gjera” ndaj Moskës. Ndërkohë, Kremlini ka deklaruar se emisaret amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner janë të angazhuar në çështje të tjera, por pritet që kontaktet për Ukrainën të rifillojnë pasi ato të përfundojnë.
Report by Major General Yevhenii Khmara on our long-range sanctions plan, mid-range sanctions, and the results of the Security Service of Ukraine – specifically the Center of Special Operations “Alpha” – on the front.
I approved a 40-day influence operation for the Service… pic.twitter.com/Ue6O21i6xH
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 25, 2026
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh se çdo proces negociues mbetet i hapur, ndërsa Moska vijon të akuzojë SHBA-të për mosrespektim të marrëveshjeve të mëparshme të supozuara mes Vladimir Putin dhe Donald Trump, të arritura në samitin e Anchorage.
Sipas burimeve ruse, ekziston një qasje e njohur si “fryma e Anchorage”, që parashikon tërheqjen e forcave ukrainase nga disa zona të Donbasit në këmbim të ngrirjes së vijës së frontit. Megjithatë, Kievi ka përsëritur se nuk do të pranojë asnjë dorëzim territoresh.
Ndërkohë, tensionet janë rritur edhe në Krime, ku autoritetet e vendosura nga Moska raportojnë probleme serioze me furnizimin me energji elektrike në Sevastopol, pas sulmeve të përsëritura me dronë ukrainas. Banorëve u është kërkuar të ulin konsumin e energjisë për të shmangur mbingarkesën e rrjetit.
Ukraina ka intensifikuar muajt e fundit sulmet në gadishull, ndërsa situata në Krime mbetet e tensionuar që nga aneksimi i saj nga Rusia në vitin 2014, një veprim i kundërshtuar nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.
/vizionplus.tv





