Thellohet skandali i helmimit të studentëve të Akademisë së Sigurisë, helmim që dyshohet se u shkaktua nga ushqimet e shërbyera nga kompania private të kateringut SORI-AL, e cila administrohet nga Alma Tafani.
Sipas të dhënave numri i studentëve të helmuar ka shkuar në 64. Krahas 60 kursantëve të parë, 4 të tjerë janë paraqitur në urgjencë me po të njëjtat simptoma. Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria e Tiranës vijojnë hetimet për të zbardhur plotesisht shkaqet e ngjarjes. Dosja e helmimit të dytë pritet të bashkohet në një të vetme me rastin e parë, ngjarje e ndodhur në fillim të muajit maj të këtij viti. Përveç kompanisë SORI-AL, që çon ushqimin me katering në Akademi, burimet bëjnë me dije se hetimet kane perfshire edhe AKU-në. Ky institucion po hetohet për të verifikuar nëse pas rikthimit të aktivitetit të SARI-AL në Akademi, ka kryer ose jo kontrolle të tjera në ambientet e saj gjatë 2 muajve të fundit.
Ndërkohë Autoritetit Kombëtar i Ushqimit në një reagim thotë se nga verifikimet në Akademinë e Sigurisë, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe me dokumentacion shoqërues të përshtatshëm.
Aku ben me dije se ë shtë kryer kampionimi i 14 mostrave 7 nga vakti i drekës dhe 7 nga vakti i darkës për analizim për treguesit mikrobiologjikë dhe se u mor masë me ndërprerje aktiviteti deri në daljen e përgjigjes së analizave.
Po ashtu mësohet se kete te premte pritet të merret në pyetje administratorja e Alma Tafani, e cila pas helmimit të parë të studentëve është duke u hetuar penalisht në gjendje të lirë. Grupi hetimor është në pritje të përgjigjes së analizave të mostrave të marra të ushqimit nga AKU, për të përcaktuar sakte shkaqet që çuan në helmimin e 64 studentëve.
Në rastin e parë ku u helmuan 58 studentë, AKU edhe pse bllokoi aktivitetin e Sori-Al, më pas ia riktheu, ndërkohë që u mjaftua vetëm me një gjobë prej 1.5 milionë lekësh.





